Dy fjalë rreth faqes


Bota e Menaxhimit
është një blog me artikuj biznesi rreth menaxhimit, marketingut, burimeve njerëzore, këshilla të ndryshme suksesi, etj.  Blogu synon t’u vijë në ndihmë bizneseve dhe menaxherëve për të rritur performancën në punë. Bota e Menaxhimit është krijuar në vitin 2011 dhe tani është pjesë e kompanisë së konsulencës Bid. Sidomos për Shqipërinë, vend ky i njohur shumë pak me praktikat menaxheriale moderne, mendoj se ky blog ka rëndësi të madhe.

Menaxhimi është një fushë shumë e gjerë, dhe menaxhimi i biznesit gjithashtu. Në këtë faqe gjeni shkrime të kategorive të ndryshme, si: Menaxhimi i Marketingut, Menaxhimi i Shitjeve, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi i Operacioneve, etj. Përveç shkrimeve në lidhje me këto çështje, në këtë faqe do të vijnë edhe lajmet më të fundit mbi zhvillimet e menaxhimit nëpër botë, Shqipëri, dhe inovacionet e ndodhura në këtë fushë.

Këshillat praktike janë gjithashtu pjesë e Botës së Menaxhimit. Ofrohen sugjerime konkrete se çfarë mund të bëjë dikush për të perfeksionuar mënyrën e menaxhimit të një organizate (përjashtohen organizatat kriminale), por edhe duke patur parasysh që çdo menaxher nuk mund të punojë pa pushim dhe ka nevojë për hapësirë personale. Në këtë aspekt, do të ketë shkrime edhe për menaxhimin e kohës individuale të personave shumë të zënë.

Për më shumë ndiqni faqes zyrtare në Instagram: @bid.official