Konsulencë Biznesi

Çfarë lloj konsulence ofrojmë?

Nuk janë të gjithë konsulentët njësoj. Po mundohemi të shpjegojmë me fjalë të thjeshta se cilët janë llojet kryesore të konsulentëve. Këtë mund ta kuptojmë nga një pyetje-përgjigje e thjeshtë midis klientit dhe konsulentit.

Klienti pyet: “Sa është ora?”

Lloji i parë i konsulentit do të jepte një përgjigje: “Ora është 9 e mëngjesit, e 20 minuta e 10 sekonda.” Kjo është një përgjigje është shumë e saktë e asaj që ju kërkua.

Lloji i dytë i konsulentit do të përgjigjej: “Sa dëshironi ju që të jetë ora?”  Ky është një konsulent që duhet evituar. Ai thjesht do të japë përgjigjen që klienti dëshiron të dëgjojë, do i përshtatet ideve të klientit dhe vetëm do të zbukurojë disi përgjigjet.

Lloji i tretë i konsulentit do të thotë: “Përse kërkoni ta dini orën?” Kjo është mënyra e konsulencës që Bota e Menaxhimit ofron. Pra ne përpiqemi të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë në thelb, me çfarë çështjesh duhet të merremi dhe mbi të gjitha, a është pyetje e duhur drejt zgjidhjes së problemit ajo që klienti bëri? Lloji i parë i konsulentit megjithë përgjigjen e tij mjaft të saktë, nuk arrin ta kuptojë nëse pyetja ka qenë e duhura dhe përgjigja e tij do të jetë e pavlerë. Ne nuk do të ngutemi në përgjigje. Madje do t’i bëjmë klientit një seri pyetjesh përpara se të bëhemi tërësisht pjesë e zgjidhjes së një problemi, për të qenë të sigurt që problemi që duhet zgjidhur i përket fushës sonë dhe a mundet ta zgjidhim realisht. Në këtë mënyrë arrijmë të kuptojmë më mirë gjërat dhe të fokusohemi në ato më të rëndësishmet.

Shërbimet kryesore që Bota e Menaxhimit merr përsipër janë si më poshtë:

 

Krijimi i strategjive dhe taktikave marketing

reklamimi / branding (marka)/ shërbimi ndaj klientit / promocioni / kreativitet / diferencim / segmentim / pozicionim / marrëdhënie publike / shitje direkte / konceptim produkti / vlerësim cilësie / marketingu online / krijim vlere

Konsulencë në lidhje me burimet njerëzore të kompanisë

struktura organizative / organizim / rekrutim / trajnim

Plane biznesi

hartim / rishikim / ndryshim

__________________________________________________________________________________

Nëse mendoni se mund të bashkëpunojmë, jeni të lutur të kontaktoni në: konsulence@menaxhim.com 

Ju urojmë suksese në punë!

Bota e Menaxhimit