Çfarë është dhe çfarë nuk është Bid Event?

Fillojmë me ato që ky event nuk është:

  • Nuk është një seminar motivimi me fjalë të bukura për 6 orë me rradhë, ku tregohet vetëm çfarë duhet të bësh dhe jo si duhet ta bësh.
  • Nuk është nga ato eventet që pjesëmarrësit hidhen përpjetë, kërcejnë në sallë dhe bëjnë lëvizje të çuditshme në kërkim të stimulimit të nuk e di se kujt.
  • Nuk është nga ato trajnimet që të duket vetja si në shkollë me shumë teori por informacion praktik aspak.
  • Nuk është një workshop, efektet e të cilit dhe njohuritë që ke përfituar nuk do të të hyjnë në punë ndonjëherë.

Nëse jeni për ndonjë nga këto gjëra, mund të largoheni nga këto, por nëse jeni për diçka ndryshe, lexoni më poshtë për të kuptuar më shumë.

Çfarë është Bid Event?

Bid Event do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjetur idenë e biznesit që keni pritur dhe zbulimin e metodës tonë, metoda Bid, për të çuar biznesin nga ideja tek fillimi i suksesshëm. Mundësi për të ndryshuar shumë nga mendimet që ke për sipërmarrjen dhe për të patur jetën që ke dëshiruar.

  • Cila është ideja më e mirë për ty, në kushtet që je dhe përvojën që ke?
  • Pse të gjesh një ide, kur mund të zgjedhësh mes disa ideve?
  • Rruga e duhur hap pas hapi që duhet të ndjekësh deri në hapjen e biznesit?
  • Cilat janë taktikat më të mira të marketingut dhe shitjeve për biznesin tënd?
  • Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga konsulenca e Bid edhe pas eventit, gjatë hapave të para të bizneseve që do të nisin.

Kushtet e pjesëmarrjes

Bid Event do të jetë një event ekskluziv për vetëm 10 pjesëmarrës që do të zgjidhen nëpërmjet aplikimeve. Kushdo mund të aplikojë. Nuk ka rëndësi mosha, gjinia, profesioni, përvoja, pasuria, etj. Por për një kohë të limituar, sepse është vendosur një limit për të pranuar vetëm 100 aplikimet e para (nga të cilat 10 do të përzgjidhen).

Pse vetëm 10?

Për disa arsye:

  1. Që të sigurohemi që secili pjesëmarrës të marrë vëmendjen e nevojshme gjatë eventit. Për Bid është e rëndësishme që investimi që pjesëmarrësit bëjnë për veten t’i kthehet 100 fish. Sipas nesh, kjo nuk mund të arrihet në një sallë me 200 persona.
  1. Sa më shumë persona të dinë dhe të flasin për metodën Bid, aq më shumë do të kthehet në diçka të zakonshme dhe aq më pak do të vlerësohet nga njerëzit. Do të trajtohet si shumë teori të tjera që të gjithë i lexojnë dhe askush nuk i zbaton. Prandaj ne duam që pjesëmarrësit të marrin jo diçka të zakonshme, por të jashtëzakonshme.
  1. Bid dëshiron që pjesëmarrësit të mos përfitojnë vetëm gjatë ditës së eventit, por do t’i mbështesë edhe në vazhdimësi me konsulencë për ngritjen dhe menaxhimin e bizneseve të reja. Dhe këtë mund ta bëjmë mirë për 10 persona, jo 200 dhe as 30.

Bid Event do të bëhet në Tiranë në një ditë të rënë dakord nga të gjithë pjesëmarrësit, që duke qenë se është numër i vogël, kemi besim se do të gjejmë një datë të pranueshme. Nuk duam që data për dikë të bëhet pengesë për të ndryshuar jetën.

Tarifa për Bid Event do të jetë 9500 lekë (79.00 euro). E di, ndoshta tani kishit planifikuar të blinit atë celularin e ri, por na besoni: Celulari mund të presë.

Pse 79.00 euro?

Sepse nuk është një vlerë aq e lartë sa të pengojë dikë që ka një ëndërr.

Por nga ana tjetër është aq e lartë sa të largojë aplikimet jo serioze.

Mund të aplikoni këtu: Aplikim për Bid Event

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s