A është ky faktor që solli suksesin e Google? (praktikojeni edhe ju)

Vetëm 15 vjet më parë, Google dhe Yahoo ishin kokë më kokë në luftën për të mbizotëruar internetin. Askush nuk mund ta parashikonte në fillim të viteve 2000, se si do të ishte fati i këtyre dy kompanive. Sot e dimë të gjithë që Google është një ndër kompanitë më të mëdha në botë, ndërsa Yahoo nuk dihet nëse do të arrijë të mbijetojë si kompani.

Çfarë ndikoi që Google të fitonte? Arsyet mund të jenë të shumta, që nga mënyra e menaxhimit të brendshëm, deri tek çështje të ndërlikuara teknike, por dua të ndaj me ju sot një arsye tepër të rëndësishme. Që është mënyra e specializimit dhe fokusimit në diçka të vetme.

Yahoo, në fillim të viteve 2000 përveçse një motorr kërkimi i famshëm, ishte një platformë që sa vinte e shtonte shërbimet në website: yahoo.com që nga financat, moti, emaili, videot, fotot, lajme, etj. Strategjia e Yahoo ishte të bëhej një website “all in one” për njerëzit, ku ata të drejtoheshin në Yahoo për gjithçka kishin nevojë në internet.

Google, që nga pikënisja, ashtu edhe në fillim të viteve 2000, kishte një fokus të veçantë. Të ishte motorri i kërkimit më i mirë në botë, që njerëzit të drejtoheshin aty për të kërkuar gjithçka, por jo me qëllim për t’i mbajtur brenda, por për t’i ridrejtuar drejt faqeve të tjera sipas kërkimit të njerëzve.

Tani vlen ajo shprehja e famshme që “Nëse përpiqesh të jesh i mirë në çdo gjë, nuk do të jesh më i miri në asgjë.” Yahoo ishte një platformë e mirë në shumë gjëra, por Google ishte më i miri në kërkim. Jo vetëm më i miri, por në mendjen e njerëzve, për shkak se ishte e vetmja gjë që shfaqej kur klikoje google.com, pa asnjë shpërqëndrim tjetër, njerëzit vendosnin të kërkonin nëpërmjet Google. Prandaj, specializimi në një gjë të vetme, i solli Google-it avantazhin që i duhej në krahasim me Yahoo dhe pasi u diferencua ndjeshëm, mund t’i lejonte vetes të rritej me lloj lloj projektesh të tjera përveç motorrit të kërkimit.

Prandaj nëse jeni në një biznes, apo nëse doni të hyni në një treg, mbani mend se gjëja që ju duhet është të jeni më të mirët në diçka, edhe nëse tregu për atë gjë është i vogël. Mos u përhapni në shumë projekte, por nisni diçka dhe përkushtojuni deri sa të bëheni më të zotët dhe më të vlefshmit për njerëzit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s