Çfarë duhet të fitojnë bizneset nga klientët?

Si mendoni ju? Apo lekë? Ah jo, më mirë euro? Sa më shumë të ardhura? Sa më shumë shitje? Nuk mund të them që e keni gabim nëse mendoni kështu, por çështja është që po të jetë ky fokusi i parë, me shumë mundësi nuk do të mund të arrini qëllimet tuaja. Prandaj më lejoni t’ju shpjegoj mënyrën se si unë e shoh përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Janë dy gjëra që një biznes duhet të përpiqet të fitojë dhe të ketë gjithë kohën nga sa më shumë njerëz. Vëmendja dhe besimi.

Dhe nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra. Ose do i marrësh të dyja, ose asgjë. Nëse nuk të kushtojnë vëmendje, si mund të të besojnë? Nga ana tjetër, nëse nuk të besojnë, si mund të të kushtojnë vëmendje? Prandaj kjo dyshe është e pandarë.

Nga kjo dyshe, besimi dhe vëmendja, nis gjithçka. Janë pikënisja e një biznesi të suksesshëm. Nëse arrin të fitosh besimin dhe vëmendjen e njerëzve, mundësia që t’i kthesh në klientë besnikë është shumë e madhe. Po si ta arrish këtë?

Shkurtimisht: përmes produkteve që plotësojnë pritshmëritë e njerëzve, komunikimin e shkëlqyer të vlerave të markës, ideve inovative dhe fokusimi tek dhënia e vlerës reale për njerëzit, përpara se të mendoni për t’i marrë paratë e tyre. Mund të vazhdoj por i bie të jetë një artikull i gjatë më vete kjo përgjigje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s