Kush vijnë të parët: klientët apo punonjësit?

Mora shkas nga një pyetje që pashë në profilin e dikujt në Instagram, që kërkonte të zgjidhje se cilët vijnë të parët midis klientëve dhe punonjësve. Pra kush janë më të rëndësishëm. Përgjigja e një pyetje të tillë është e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Megjithatë, më poshtë mendimi i Bid për këtë çështje.

Teorikisht, të parët janë klientët. Pse? Sepse nëse supozojmë që një biznes ka 0 klientë, nuk mund të funksionojë kurrë. Nuk do të nxjerrë kurrë të ardhura dhe do të dalë përjetësisht me humbje. Nga ana tjetër, një biznes me 0 punonjës, pra sipërmarrësi i vetëm, mund t’ja dalë të ketë shumë klientë dhe të ketë një biznes fitimprurës. Kjo është teoria.

Praktikisht, më të rëndësishëm janë punonjësit. Sepse pavarësisht nga çfarë thashë më lart, gjasat janë që biznesi të mos funksionojë vetëm me pronarin, por ka nevojë për shumë të punësuar. E në momentin që ke punonjës, nëse atyre nuk u jep prioritet, as ata nuk do t’i japin rëndësi punës dhe do të shkatërrojnë marrëdhënien e kompanisë me klientët. Mënyra se si trajtohen punonjësit, është mënyra si ata do të trajtojnë klientët. 

Por në përditshmëri, në menaxhim dhe në marketing, përsëri klientët janë të parët. Gjithçka duhet të nisë nga ta, që nga mënyra çfarë produkti kompania do të ofrojë, çmimet, mënyra e promovimit, etj. Pa kuptuar klientët, suksesi vështirësohet shumë dhe për këtë arsye vijnë të parët në shumicën e proceseve menaxhuese.

Por, përsëri por. Në thelb, punonjësit janë përsëri të parët, sepse të gjithë këto punët menaxhuese dhe marketuese që do të bëhen për klientët, duhet të kryhen nga punonjësit. Janë ata që kanë për detyrë të kuptojnë klientët dhe të zhvillojnë strategjitë për rritjen e kompanisë. Mund të them që është e kot të bëhet pyetja se cilët vijnë të parët në një kompani: klientët apo punonjësit, sepse në fakt punonjësit janë kompania.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s