Si të shtojmë followers në Instagram?

Pasi pamë këshillat e para për sukses në Instagram dhe mënyrën si funksionon algoritmi i këtij aplikacioni, në këtë pjesë të tretë do të flasim për taktikat për të rritur numrin e ndjekësve dhe angazhimet. Supozojmë që sapo keni krijuar një faqe për biznesin  dhe jeni të dëshpëruar që të krijoni audiencën tuaj. Nëse marrim të mirëqenë postimet super, vazhdojmë me sugjerimet më poshtë. Falas ose me pagesë.

FALAS

  1. Fillimisht përdorni profilin tuaj personal, miqtë dhe të afërmit tuaj, për të shpërndarë faqen dhe për të kërkuar mbështetje. Mos kini turp ta bëni, sepse kjo është mënyra më e mirë për të arritur 100 ndjekësit e parë.
  2. Teknika follow4follow. Kjo është një teknikë që mund të mos ketë një imazh të mirë, por duhet ta themi. E kemi përdorur edhe ne dhe funksionon. Vetëm se duhet përdorur mirë dhe me kujdes që të mos rrezikoni ato ndëshkimet e Instagramit që përmendëm në pjesën 2/3. Çfarë duhet patur parasysh?

Kjo teknikë përkthehet “ndiq që të të ndjekin”. Por nuk duhet të ndjekësh këdo që të del përpara, me shpresën që do të të ndjekë mbrapsh. Ideja e saj është të ndiqni profile njerëzish dhe biznesesh që kanë probabilitet të lartë të kenë interes ndaj faqes tuaj. Këto njerëz i gjeni duke ndjekur, duke pëlqyer postimet dhe duke komentuar tek faqe të ngjashme me tuajën. Nëse keni dyqan online, ndiqni personat që janë aktiv në dyqane të tjera online. Nëse keni një agjenci turistike, ndiqni persona që janë aktiv me agjenci të tjera turistike, etj. Në këtë mënyrë rritni mundësitë që kjo teknike të funksionojë.

E rëndësishme: Mos ndiqni më shumë se 300-400 persona në ditë dhe 30 persona çdo orë, për të mos rrezikuar të bini në filtrat dyshues të Instagramit. Pasi të ndiqni profilet që i mendoni si të përshtatshëm, mbani ata që ju ndjekin, ndërsa pas disa ditësh mund të hiqni ata që nuk ju ndjekin. Mbani mend që max mund të ndiqni rreth 7 mijë profile, prandaj këtë teknikë duhet ta përdorni duke mbajtur të balancuar numrin e ndjekësve, me ata që ndiqni. Kjo taktikë mund të përdoret gradualisht për të arritur tek 5 mijë ndjekës.

  1. Jini aktiv në bashkëveprime me të tjerë. Komentoni, bëhuni pjesë e debateve në faqe të mëdha, pëlqeni komentet e të tjerëve, etj. Këto veprime janë thelbi i një rrjeti social dhe ju ndihmon që shumë persona që mund të jenë të interesuar për faqen tuaj, t’ju shohin dhe të vizitojnë profilin.
  2. Share4share me faqe të gatshme për një bashkëpnum të tillë (madhësi e ngjashme). Kjo do të thotë që të sugjeroni marrëveshje me faqe të tjera që mund të kenë lidhje në ndonjë mënyrën me biznesin tuaj, për të shpërndarë një apo dy postime të njëri tjetrit. Kjo mënyrë do sjellë disa nga ndjekësit e faqes tjetër tek profili juaj dhe disa nga ata do t’ju ndjekin edhe ju, nëse u pëlqejnë postimet.

ME PAGESË

  1. Organizoni giveaway duke dhuruar diçka në mënyrë rastësore (mundësisht produkte tuaja) për një nga ndjekësit tuaj. Këto janë bërë mjaft të përhapura në Instagram, prandaj mundohuni të gjeni diçka të veçantë dhe me vlerë. Në varësi të buxhetit që keni, vendosni shpërblimin për fituesin, apo disa fitues. Kush do të dëshirojë të bëhet pjesë e lojës duhet të ndjekë faqen dhe të komentojë duke përmendur një apo dy miq. Kjo taktikë mund të jetë e kot, në kuptimin që shumë prej atyre që do t’ju ndjekin për shkak të giveaway-it, nëse nuk ju pëlqen faqja juaj apo nuk kanë interes, sapo të dalin rezultatet, do t’ju ç’ndjekin. Por qëllimi gjithsesi është të krijoni angazhim në faqe, në mënyrë që të merrni sa më shumë vëmendje nga njerëz të ndryshëm dhe rrjedhimisht të interesuarit do të bëhen ndjekës me dëshirë.
  2. Promovoni faqen tuaj në Instagram. Sigurisht një mundësi e mirë që Instagram ofron për bizneset që kërkojnë të bien në sy pa u lodhur shumë. Është një mënyrë që funksionon nëse realizohet si duhet. Mund të promovoni postime, apo story. Nga përvoja, postimet mund të grumbullojnë sasi të madhe pëlqimesh, por një pjesë e vogël përkthehet në ndjekës të rinj. Ndërsa story-it nëse krijohen me një dizajn tërheqës dhe me tekst intrigues për ata që do ta shohin, mund të bindin më thjesht njerëzit që të vizitojnë profilin tuaj dhe disa prej tyre t’ju ndjekin. Një rezultat i mirë promovimi është që me 5$ të fitoni 250 ndjekës të rinj. Siç thashë, duhet zgjedhur me kujdes materiali për promovim dhe targetimi i audiencës.
  3. Paguani faqe të tjera më të mëdha apo persona me influencë për të shpërndarë diçka tuajën, së bashku me ftesën për t’ju ndjekur ju. Kjo mënyrë është e ngjashme me pikën 4 më lart, vetëm se nuk do të këmbehet share me share, por share me para. Kontrolloni për persona apo faqe me shumë ndjekës, me një influencë pozitive në publik dhe me ndonjë lidhje me biznesin tuaj. Pyetini sa para duan për të bërë një reklamë të faqes tuaj në Instagramin e tyre. Këto pagesa mund të fillojnë nga 10 euro deri në 5000 euro, në rastin e Shqipërisë, prandaj shihni buxhetin tuaj dhe bëni llogaritë se çfarë merrni në këmbim.

Asnjë nga pikat e sipërpërmendura nuk do të funksionojnë nëse nuk krijoni postime interesante, të shpeshta dhe me vlerë për njerëzit që synoni të arrini.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s