Bid: Pse? Çfarë? Kush?

Bid synon të vazhdojë rrugën e nisur nga Bota e Menaxhimit. Menaxhimi mbetet në qendër të vëmendjes edhe për Bid, por me lançimin e ri të markës, do të kemi mundësi të ofrojmë edhe më shumë për ju, pa patur problemin e limitimit që jep një emër si “Bota e Menaxhimit”. Kemi shumë plane për të ardhmen me produkte dhe shërbime të reja, prandaj kemi besim se me një brandim të freskët do të kemi mundësi të përshtatemi më mirë.

Pse Bid?

Për momentin, kuptimi nuk do të zbulohet tërësisht. Pak mister është i nevojshëm. Por do të thonim: Pse jo Bid? Është një emër që na pëlqen. Një emër marke i shkurtër, që mbahet mend dhe me iniciale që përshtaten në mënyra të ndryshme me atë që ne përfaqësojmë.

B – është për Biznes, Bashkëpunim, Brand, Besueshmëri

I – është për Ide, Inovacion, Inteligjencë, Investim

D – është për Dëshirë, Durim, Drejtësi, Dizajn

Po Business Ideas Development? Edhe kjo na përshtatet me gjithë ato njerëz që kemi ndihmuar në zhvillimin e ideve të tyre. Nga anglishtja, “bid” kuptimin e parë e ka si “çmim që ofrohet në një ankand”, ndërsa kuptimin e dytë e ka “TË BËSH PËRPJEKJE PËR TË ARRITUR DIÇKA”. Ky i dyti na pëlqen dhe na përshtatet më shumë.

Në shqip, Bid sapo ka nisur dhe jemi të gjithë ne. Ne që kemi besim se do t’ia dalim të jemi të suksesshëm, ne që luftojmë me drejtësi, ne që kemi pasion biznesin, të bukurën, të renë. Ne që kemi dëshirë të ndihemi të lirë dhe të pavarur nga puna e përditshme për dikë tjetër. Ne që e dimë sa e vështirë është të ngresh një biznes në një shtet pa rregulla të qarta loje, si Shqipëria apo Kosova. Por jemi përsëri ne që nuk do të dorëzohemi dhe me durim vrasim mendjen vazhdimisht për të krijuar diçka të re, diçka që do të sjellë një ndryshim. Ne që me zgjuarsi investojmë fillimisht tek vetja. Ne jemi Bid.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s