FUNDI I BOTËS SË MENAXHIMIT?

Prej pak më shumë se 100 muajsh, Bota e Menaxhimit ka nisur historinë nëpërmjet blogut menaxhim.com, ku që prej asaj kohe ka ndihmuar qindra e mijëra studentë, menaxherë dhe sipërmarrës për të kuptuar më mirë çështje të ndryshme të biznesit, menaxhimit, marketingut, burimeve njerëzore, etj.

Evolucioni i parë ndodhi pak pas hapjes së blogut. Bota e Menaxhimit, me të njëjtin emër mori iniciativën për të ofruar edhe konsulencë biznesi, duke parë tregun dhe vështirësitë e ndryshme që kompanitë hasin në Shqipëri dhe Kosovë. Falenderojmë të gjithë ata që na kanë besuar gjatë viteve dhe jo vetëm ata që kanë paguar për shërbimet tona, por edhe për këdo që ka ndarë me ne historinë e biznesit dhe ka kërkuar në mënyrë shoqërore një këshillë të shkurtër apo një mendim për një çështje që e shqetëson.

Tashmë, është momenti për fazën tjetër të evolucionit. Bota e Menaxhimit është një brand me një emër marke që të limiton në gjërat që mund të përfaqësojë sepse ka në thelb një fokus mjaft të përcaktuar, atë të menaxhimit. Por ne kemi shumë plane për të ardhmen, me produkte dhe shërbime të reja dhe për këtë arsye besojmë se ka ardhur momenti për një ribrandim dhe identitet të ri, ku përveç misionit kryesor që kemi, të kemi mundësi t’ju japim akoma më tepër edhe në fusha të ndryshme.

Ky ribrandim do të nisë gradualisht dhe do të fillojë me datë 01.11.2019, nga rrjeti social Instagram për t’u përshtatur me imazhin dhe emrin e ri. Ndërkohë website menaxhim.com do të mbetet aktiv edhe në vazhdim.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s