Si të marrim maksimumin nga algoritmi i Instagramit?

Një nga faktorët që ndikon në sukses të faqes tuaj është edhe mënyra se si Instagram trajton dhe rendit postimet në sytë e përdoruesve. Jo çdo postim juaji do t’u tregohet të gjithë ndjekësve që keni. Por si të kapim maksimumin e shikimeve të postimeve? Askush nuk e di me siguri se si është ndërtuar ky algoritëm por disa faktorë janë zbuluar. Mënyra se sa njerëzit angazhohen me postimet tuaja është një faktor i rëndësishëm.

Fillimisht, sapo postoni diçka të freskët, ajo do t’u shfaqet në krye të faqes të gjithë përdoruesve që hapin Instagramin në atë moment. Pas pak minutash, postimi nuk do t’u shfaqet të gjithë ndjekësve tuaj por vetëm një pjese të tyre dhe kushti që t’i shfaqet akoma më shumë njerëzve është që postimi të ketë marrë angazhim në fazën e parë që treguam më lart.

Sa më tepër angazhim të ketë marrë nga personat e parë që e panë, në formën e pëlqimeve, komenteve, shpërndarjeve dhe ruajtesh, aq më shumë personave do t’i dalë para syve postimi juaj. Instagram do që të sigurohet që t’i tregojë njerëzve postime me vlerë që janë pëlqyer nga shumica dhe t’i fshehë postimet “e mërzitshme”.

Që të përfitojmë më shumë nga kjo mënyrë, provoni të postoni në momentet e ditës kur njerëzit janë më aktiv në Instagram. Për një faqe me 5-10 mijë ndjekës, kjo mund të mos jetë aq e rëndësishme, sepse gjithsesi gjatë gjithë ditës, një pjesë e gjithë këtyre ndjekësve do të jenë aktiv, por për faqe të vogla kjo është e rëndësishme. Nga përvoja jonë, orare të mira postimi janë rreth orës 10-12 paradite dhe në orët 19-21 në darkë.

Diçka tjetër që të mbështesni një postim, është ta shpërndani menjëherë edhe në story ku të fshihni një pjesë të postimit, në mënyrë që ndjekësit të kenë interes të klikojnë dhe ta shohin postimin e plotë. Diçka tjetër që sipas disa vrojtimeve mund të shtojë shikimet e një postimi, është kur fotoja ka një imazh njeriu. Kjo nuk është e vërtetuar, por çuditërisht mund të jetë e vërtetë për arsyen se Instagram mund të dojë të promovojë më shumë foto të njerëzve real.

E përsërisim edhe njëherë atë që thamë në pjesën e parë të “Rruga e suksesit në Instagram” që edhe algoritmi i Instagramit i jep përparësi faqeve që janë aktive dhe postojnë shpesh. Nga ana tjetër, profile që shkelin rregullat e kompanisë, përveç ndëshkimeve të përkohëshme duke i ndaluar postimet, pëlqimet dhe ndjekjet e reja, postimet e tyre do të ndëshkohen edhe nga algoritmi i cili do t’i shtyjë ato poshtë dhe do i bëjë “të padukshme”.

Disa nga rregullat që mund të shkelni kanë të bëjnë me të drejtat e autorit, të ndiqni shumë përsona në një kohë të shkurtër, komente të shumta brenda një kohe të shkurtër, blerje ndjekësish nga shërbime të ndryshme online që klasifikohen si fallco, përdorimi i aplikacioneve të treta të pamiratuara nga Instagram, etj.

Kushtojini rëndësi të dhënave të audiencës dhe postimeve që vetë aplikacioni të ju jep mundësi të studioni. Duke e përdorur çdo ditë Instagramin, mësoni se çfarë funksionon më mirë për faqen tuaj. Çfarë lloj postimesh sjellin më shumë angazhim.

Reklama

Një koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s