Rruga e suksesit në Instagram (për bizneset)

Bota e Menaxhimit e ka hapur shumë vonë një faqe në Instagram. Duhet ta kishim bërë vite më parë. Por ndërkohë që ne nxorrëm mësim pasi pamë ndikimin që faqja e Instagramit pati për shërbimet që ofrojmë për bizneset, nxirrni edhe ju mësim nga gabimi jonë që nuk kemi qenë aktiv më parë në rrjetin më të populluar social në Shqipëri dhe botë. Prandaj, me rastin që kemi arritur në atë kufirin e 10 mijë ndjekësve rreth 220 ditë pas hapjes së faqes, duam të ndajmë me të gjithë disa nga këshillat më të mira që duhet të ndiqni për të arritur sukses me faqen e biznesit tuaj në Instagram.

  1. Hapeni faqen.

Nuk mund të kemi këshillë më të rëndësishme se kjo. Është e pabesueshme se si biznese të mëdha dhe të vogla ende nuk kanë një faqe në Instagram. Kujdesuni që të krijoni një paraqitje të mirë të profilit dhe shkruani të gjithë të dhënat e nevojshme të biznesit, si çfarë jeni, adresa fizike, adresa online, forma kontakti, etj.

  1. Jini aktiv.

Shumë biznese e hapin me qejf të madh faqen, postojnë foto, video dhe materiale të ndryshme për ditët dhe javët e para, pastaj e lënë pasdore. Pse? Për disa arsye. E para sepse fakti që në fillim kanë pak ndjekësa dhe interes, i demotivon dhe u duket lodhje e kot. Arrijnë në përfundimin se nuk ka ndonjë ndryshim të madh të postosh apo të mos postosh. E dyta, sepse i shterojnë idetë për të postuar. Nuk dinë më çfarë të postojnë.

Më poshtë do të analizojmë këto arsye, por për momentin mbani mend vetëm një gjë. Që nga momenti që hapni faqen, duhet të vazhdoni të postoni rregullisht, të paktën një herë në ditë (patjetër që edhe më shumë nëse mundeni). Nuk duhet të bëni asnjë ditë pushim. Në këtë mënyrë ndjekësit do të shtohen gradualisht, sepse edhe çdo person që do të vizitojë profilin tuaj, nuk do t’ju ndjekë nëse jeni jo aktiv. Pse duhet të ndjekë dikush një faqe që nuk poston asgjë interesante. Prandaj duhet të mbani në çdo moment një profil të freskët.

  1. Përmbajtje me vlerë

Kjo është ajo që vendos nëse do të keni sukses apo jo. Një faqe Instagrami duhet të krijojë patjetër postime me përmbajtje të vlefshme për ndjekësit. Gabimi që bëjnë 90% e bizneseve në Instagram është që postojnë pafundësisht pamje nga produktet apo ambjentet e shërbimeve të tyre. Askush nuk ka nevojë të shohë përditë produktet tuaja, sado të mira dhe të bukura t’ju duken ju dhe aq më tepër sado të keni dëshirë të rritni shitjet. E meqë jemi te shitjet, shumë biznese e kanë kthyer Instagramin në një dyqan të mirëfilltë online, ku prezantojnë produktet, marrin porositë, etj. Pavarësisht audiencës së lart që kjo platformë i siguron çdo dyqani të tillë onlinë, mënyra e duhur e përdorimit të Instagramit nuk është kjo.

Ky është një rrjet social, jo dyqan. Prandaj mos e ekzagjeroni me postimet “egoiste” të pafundme të produkteve që doni të shitni. Krijoni postime me vlerë, që ndjekësit të përfitojnë diçka, si të mësojnë diçka të re, të qeshin, të mendojnë, të imagjinojnë. Postoni gjëra me të cilat doni që ndjekësit dhe klientët të lidhin markën tuaj. Ka faqe që shesin veshje dhe lodra për fëmijë, por nuk publikojnë asnjëherë një bebe të lumtur, fëmijë që luajnë, një histori interesante, etj.

Tani do të rikthehemi përsëri tek pika 2. Arsyet pse bizneset ndalojnë së qeni aktiv. Fakti që ndjekësit janë të paktë, nuk shtohen dhe nuk janë aktiv me faqen, vjen 100% nga përmbajtja e faqes tuaj. Prandaj analizoni vazhdimisht postimet që nuk pëlqehen dhe ato më të suksesshmet dhe ndiqni linjën e këtyre të fundit. Pra bëni më tepër postime të ngjashme me ato. Tani kalojmë tek fakti që shterojnë idetë çfarë të postoni. Përsëri përgjegjësia bie mbi ju. Sepse nuk ka asnjë limit të asaj që mund të publikoni.

Ky limit vinte pikërisht nga fakti që nuk postoni shumëllojshmëri gjërash me vlerë për ndjekësit, por ishit fiksuar vetëm me produktet tuaja. Jo, postoni foto të ndryshme, thënie interesante, komente mbi ngjarje të rëndësishme, bëni sondazhe, kuice, lojëra, humor, etj. Mos limitoni imagjinatën tuaj. Nuk ka rëndësi çfarë biznesi keni, nëse jeni në një rrjet social, mbushur me të rinj, asgjë nuk është e ndaluar.

Suksesi në Instagram dhe rritja e numrit të ndjekësve vazhdon nëse njihni si funksionon algoritmi i aplikacionit. Së shpejti do të sjellim një artikull dedikuar se si të ta kuptoni dhe të përfitoni prej tij. Lexojeni këtu.

Reklama

Një koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s