Asgjë nuk është e dëmshme. Asgjë nuk sjell rezultat.

A keni filluar ndonjëherë palestër? Keni bërë stërvitje me gjithë forcën tuaj dhe të nesërmen jeni parë në pasqyrë për të parë rezultatet. Fatkeqësisht asgjë e dukshme. Asnjë ndryshim në trupin tuaj. Ndoshta keni patur dhimbje muskujsh, por nga pamja e jashtme, asnjë ndryshim. Shkoni prapë të nesërmen. Ktheheni në shtëpi, shiheni në pasqyrë. Përsëri asnjë ndryshim. Kjo gjë ndodh për disa ditë, apo edhe javë me rradhë.

A do të thotë kjo që të bësh palestër nuk të sjell trupin në formë? Jo. Por rezultatet duan kohë të jenë të dukshme. Nuk do të thotë që nuk ka përparim drejt rezultatit, thjesht duan kohën e tyre. Mos e lër palestrën, vetëm se javët e para nuk sheh rezultate. Askush nga ata/ato që kanë trup të stërvitur nuk ja kanë dalë për disa javë. I janë dashur vite të tëra.

A keni ngrënë ndonjëherë 2 sufllaqe njëherësh? Apo pizzë 40cm vetëm ju? Shpresoj që jo, por edhe sikur ta keni bërë, nuk ju ka bërë fare dëm. Shihni veten të nesërmen në pasqyrë, asgjë nuk ndryshon. Hani përsëri të nesërmen çfarë të doni dhe përveç ndonjë fryrjeje momentale, trupi juaj përsëri është në rregull. Ushqimet e dëmshme nuk ekzistojnë. Por kur konsumohen vazhimisht, fillojnë të krijojnë dhjamosje dhe probleme shëndetësore.

Megjithatë, nuk jemi një faqe fitnessi, por biznesi. Thjesht duke shpjeguar me gjëra të tilla të prekshme mund të kuptohet më thjesht çështja e padukshmërisë së rezultateve. Duhet të punoni shumë, pa parë asnjë rezultat.

Nëse krijoni një faqe në rrjetet sociale dhe e nis nga 0, duhet të punoni fort sikur të keni një audiencë prej miliona ndjekësish, duke krijuar përmbajtje me vlerë për ndjekësit aktual dhe të ardhshëm, sepse vetëm kështu mund të përparoni drejt rezultateve pozitive.

Nëse keni një ide biznesi, mund të bëni planin, të parashikoni çdo detaj, të gjeni financimin e idesë, vendin ku do ta hapni, punonjësit, materialet, produktet, etj etj, derisa të vijë dita ku sipërmarrja do të fillojë punë zyrtarisht. Mund të mos shihni përsëri rezultate ditët e para, javët, muajt e parë. Biznesi mund të jetë me humbje. A duhet të dorëzoheni? Sigurisht që jo.

Nëse keni punuar si duhet, nëse besoni tek puna juaj, ju jeni duke përparuar në drejtimin e duhur, thjesht rezultatet nuk janë ende të dukshme. Tregu mund të kërkojë kohë të mësohet me ju, t’ju njohë, t’ju provojë. Ndërsa ju, duhet të vëzhgoni, të përmirësoheni, të përshtateni në të.

Vazhdimësia dhe këmbëngulja është çelësi i gjithçkaje që mund të bëjmë mirë apo që mund të bëjmë keq në jetën tonë. Nëse jemi duke u marrë me një projekt të rëndësishëm, por një natë vendosim të shohim një film për qejf, projekti nuk do të dështojë. Do të jetë aty për të vazhduar punën nesër.

Edhe e kundërta, nëse shohim gjatë ditës serialet turke me rradhë, dhe vendos një natë të merresh me një projekt, asgjë nuk do të arrini nëse nuk do të ndryshoni atë që bëni vazhdimisht. Një veprim, zakonisht sjell 0 rezultat. Nuk përmirëson ndonjë gjë, nuk përkeqëson ndonjë gjë.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s