Për ata që kërkojnë ide biznesi.

Çdo ditë marrim dhjetra mesazhe nga ndjekësit tanë në lidhje me çështje të ndryshme të biznesit. Por një ndër pyetjet që është edhe e shpeshtë dhe njëkohësisht e vështirë për t’ju përgjigjur siç njerëzit do të shpresonin, është: Çfarë biznesi të hap?

Arsyeja pse është e vështirë t’i japësh dikujt ide biznesi nëpërmjet mesazheve online, është sepse do të detyrohemi t’i bëjmë qindra pyetje për të kuptuar se cila është ideja e duhur që mund t’i japim posaçërisht atij personi. Disa nga pyetjet më kryesore janë:

  • Vendi ku banon
  • Edukimi i personit
  • Aftësitë
  • Familja
  • Rrethi shoqëror
  • Pasionet
  • Stili i jetesës
  • Vlera e mundshme për investim
  • Nevoja për kreditim
  • Etj

Sepse problemi me idetë e biznesit është që një ide që mua mund të më duket e shkëlqyer për kushtet ku jam dhe jetën që bëj, për 99% të njerëzve ajo ide është e pakuptimtë apo e rrezikshme.

Nëse them se krijimi i një kompanie që krijon app-e/software, më duket një ide fantastike në këtë moment në Tiranë, 99% apo më shumë e njerëzve ose nuk e dinë fare çfarë është ky biznes, ose nuk kanë besim se funksionon, ose nuk kanë të bëjnë fare me aftësitë informatike që lidhen me një biznes të tillë. Kështu që do të lexojnë përgjigjen tonë dhe do të zhgënjehen.

Nëse them se biznesi i mobilerisë është ide shumë e mirë, përsëri 99% apo më shumë e njerëzve do të zhgënjehen, sepse nuk kanë asnjë lidhje apo aftësi në këtë sektor. Janë të painformuar rreth tregut, nuk janë të bindur për fitimet që sjell një biznes i tillë dhe mendojnë se nuk mund t’ja dalin.

Nëse them se shërbimi i videove me drone është ide e mirë, 99% e njerëzve mendojnë se ky nuk mund të jetë biznes, por lojë fëmijësh. Nëse nuk ke një lidhje me fotografinë, produksionin e videove dhe pjesën artistike që nevojitet, sigurisht që nuk mund të futesh në një biznes të tillë.

Idetë e biznesit që nuk i ka shkuar në mendje askujt, nuk ekzistojnë. Ideja e biznesit duhet të vijë nga çfarë shihni që ekziston tashmë rreth e rrotull dhe atë që ju përshtatet dhe e keni pasion, ta përmirësoni dhe të synoni të bëheni më të mirët në atë sektor. Suksesi i një ideje biznesi varet kryesisht nga mënyra e drejtimit të kompanisë dhe vendimet e duhura në momente kyçe. Për çështjet e menaxhimit më të mirë në hapat e parë të sipërmarrjes tuaj apo kur ajo ndodhet në vështirësi, ne jemi këtu.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s