Për çfarë t’i përdorim 500 euro? (Si individë dhe si biznes)

Kjo foto u publikua në rrjetet tona sociale Facebook dhe Instagram dhe u pëlqye shumë nga njerëzit. Dhe kur dikush pëlqen diçka si rregull është dakord me atë gjë. Pra mesazhi i fotos është i vërtetë. Por pse ndodh kjo? Pse ngurojmë të nxjerrim paratë nga xhepi për gjëra që edhe vetë e dimë se janë investim për të ardhmen, por nga ana tjetër kënaqemi kur shpenzojmë për diçka kryesisht qejfi? Një arsye është sepse ne e masim suksesin tonë, duke u krahasuar me të tjerët. Nëse shohim që njerëzit në rrethin tonë shoqëror janë pajisur me iPhone-in e fundit, do të bëjmë gjithçka që të barazohemi me këtë “suksesin” e tyre. Sigurisht një matje e gabuar suksesi dhe akoma më gabim mënyra e zgjidhjes së situatës.

Por arsyeja kryesore pse veprojmë kështu është sepse zgjedhim rrugës më të shkurtër drejt kënaqësisë, pa marrë parasysh ndikimin afatgjatë në lumturi e sukses. Pas 1, maksimumi 2 vitesh, iPhone i ri do të të mërzitet sepse do të jetë vjetëruar dhe do të detyrohesh të shpenzosh përsëri për të blerë një më të ri. Ndërsa investimet në rritjes profesionale dhe aftësitë e reja që mëson nuk vjetërohen me kalimin e viteve, por ama kërkojnë kohë që të fillojnë dhënien e fryteve. Mund të duhen disa vite pas investimit. Po nuk ka njeri kohë të pres aq gjatë, apo jo?

Tani, përveçse kjo mendësi ndikon në jetën e individëve, ndikon shumë edhe tek mënyra si merren vendimet në biznes. Shpesh, kur i them një sipërmarrësi të ri se konsulenca për ngritjen e një biznesi të ri nga fillimi (psh një lokal), kushton rreth 500 euro, i duket shumë, ndërkohë që po investon 10.000-30.000 euro pa ide të qarta ku do e çojë biznesin. Këtij sipërmarrësi me këtë mendësi nuk i duken shumë 500 euro sepse nuk i ka, por sepse i duket si një shpenzim që mund të shmanget dhe jo si investim që do e çojë drejt suksesit. Në vend të konsulencës që i duket terren i panjohur, zgjedh që me atë 500 euro të blejë një mobilje më shumë, të blejë një TV më të madh, apo të mos i investojë fare por të shkojë me pushime diku për qejfin e vet.

Më shumë se gjysma e atyre që kanë para për të investuar, nuk kanë njohuritë bazë të menaxhimit dhe për të krijuar biznesin marrin mendimet e shokëve të ngushtë, familjarëve dhe komshinjve, e në fund këshillat që mbledhin nuk lidhen fare me thelbin e biznesit, por me ngjyrën e mureve, llojin e karrigeve, kafen më të shijshme dhe emrin e lokalit. Po këto janë gjërat më të rëndësishme, apo jo?

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s