A duhet t’i shesim produktet në këtë rast?

Një nga mëdyshjet e bizneseve dhe specialistëve të shitjes është nëse duhet të mendojnë më tepër për të realizuar një shitje më shumë, apo për t’u treguar më të ndershëm me klientët.comedian-2125853_1280

Shpesh, klienti interesohet për një produkt për të cilin nuk ka shumë informacion dhe i drejtohet një biznesi që ta ndihmojë duke i shitur diçka. Por çfarë ndodh kur biznesi nuk e ofron egzaktësisht produktin që i jep zgjidhjen më të mirë klientit? A duhet ta shesë gjithsesi? Apo të thotë fjalinë: “Produkti që ne kemi, nuk është për ty.”

Ne mendojmë se zgjedhja e dytë është e duhura. Kjo për dy arsye:

  • Së pari është ndershmëri dhe klienti që merr një përgjigje të tillë e vlerëson këtë sjellje dhe në të ardhmen mund të rikthehet.
  • Së dyti, në rast se shesim një produkt nga i cili ky klient nuk do të mbesë i kënaqur, ky i fundit do të përhapë fjalë negative për produktet e biznesit, jo sepse ato janë të këqija, por sepse i kemi shitur ato produkte tek dikush të cilit nuk i përshtaten.

Në librin e tij “This is Marketing”, Seth Godin përmend një histori të vërtetë.

Një komedian i famshëm në New York, me organizim të menaxherit të tij, do të performonte në një hotel të njohur. Gjatë gjithë darkës, u mundua të përcjellë sa më mirë batutat e tij dhe të tregojë ato historitë e lezetshme për të qeshur. Por gjatë gjithë darkës, nuk pati asnjë të qeshur. Komediani u demoralizua dhe ndërsa ishte prapa skene, po mendonte për të hequr dorë nga karriera si komedian. Aq keq ishte materiali që kishte performuar? Në të vërtet, atë natë në atë hotel, klientë të vetëm ishin një grup turistësh italian, të cilët nuk kuptuan asgjë nga performanca sepse nuk dinin anglisht!

Mesazhi? Shiteni produktin aty ku duhet dhe tek konsumatorët që do të përfitojnë prej tij dhe do ta vlerësojnë atë.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s