Synon të krijosh një të ardhme në “real estate”? Ju japim disa këshilla!

couple-investment-key-1288482Tregu i pronave të paluajtshme vitet e fundit është duke u formalizuar edhe në Shqipëri. Kompani të njohura me marka ndërkombëtare janë duke u zhvilluar me shumë zyra dhe agjentë. Përveç tyre, janë krijuar edhe shumë sipërmarrje të reja në këtë drejtim. Nëse keni vite që punoni si agjent pranë një kompanie, mund të jetë koha të krijoni kompaninë tuaj, por nëse jeni i ri dhe synoni në hyni në këtë treg, ju duhet më parë të fitoni përvojën në këtë treg. Më poshtë disa këshilla të pergjithshme rreth kësaj pune:

  1. Trajtojeni punën tuaj si një biznes. Si çdo biznes tjetër, edhe këtu ka blerje, shitje, të ardhura, shpenzime dhe shpresojmë edhe fitim. Ka produkte të ndryshëm, segmente tregu të ndryshëm, etj. Një pronë që do të arrini marrëveshje me pronarët për të qenë ju agjenti që do ta shesë, është produkti që ju blini dhe duhet ta shisni për të nxjerrë të ardhura. Duhet të jeni të zotë, edhe për ta blerë më lirë (pra të arrini të mbushni mendjen e pronarit se prona mund të mos vlejë aq sa ata pretendojnë), por edhe për sa më tepër kontrata ekskluziviteti. Ndërsa nga zotësia për të arritur tek klientët e duhur për produktin që tashmë keni, ka të bëjë kryesisht me teknikat e shitjes si të shumë lloje të tjera produktesh, edhe pse shumë më specifik për shkak të rëndësisë së pronave në jetën e njerëzve apo vlerës së tyre.
  2. Punë pa orare dhe e bezdisshme. Shumë shpesh do të duhet të punoni pa orare për të kënaqur të gjithë personat e interesuar në pronat tuaja. Shpesh do të zhgënjeheni sepse një numër i madh personash nuk do të jenë korrekt me oraret, apo vetë ata do të shprehen të pakënaqur nga prona juaj. Prandaj, durimi është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të hiqni dorë nga lënia e takimeve të rregullta dhe me shumicë me të interesuarit, edhe sipas preferencës së tyre.
  3. Ndani të ardhurat e këtij biznesi me ato personale. Përqindja që ju merrni për çdo shitje apo qera prone, janë të ardhurat e biznesit tuaj. Paratë që shpenzoni gjatë ditës, si telefoni, karburanti i makinës, kafe dhe dreka që konsumoni gjatë punës, janë shpenzimet tuaja. Nëse si çdo biznes, të ardhurat në fund të muajit janë më të larta se shpenzimet, atëherë keni një fitim. Gabimi është që shumica e agjentëve i neglizhojnë të llogarisin shpenzimet dhe nuk mbajnë një pasqyrë të rregullt të të ardhurave dhe shpenzimeve. Nëse doni të jeni në këtë treg për një kohë të gjatë dhe seriozisht, filloni të veproni në këtë mënyrë që në fillim të punës. Paratë tuaja janë tuajat, paratë e biznesit janë të biznesit.1-wtc-backsplash-ceiling-lamp-1439710
  4. Marrja e këshillave dhe fitimi i përvojës. Ky është një biznes i vështirë dhe një person me 5 vite eksperiencë, jo domosdoshmërisht e ka tërësisht përvojën e duhur për të shkëlqyer. Prandaj këshillojmë që përpara se të mundoheni të nisni një sipërmarrje të pavarur në prona, filloni punë si agjent pranë një kompanie të madhe në treg. Bëhuni kuriozë dhe pyesni personat më të zotë për këshilla. Ndiqni punën e tyre dhe mësoni lëvizjet drejt suksesit në këtë industri.
  5. Internet dhe rrjetet sociale. Ndër format më të mira dhe më pak të kushtueshme të marketingut është bota e marketingut online. Përdoreni shumë, krijoni një network të mirë dhe dalëngadalë do të filloni t’ja shihni frytet.
  6. Ka një matematikë të suksesit që duhet ta zbuloni. Do të mësoni se ka një lidhje midis sasisë së punës që do të bëni, dhe numrit të shitjeve. Me përvojë, do të kuptoni se nëse supozojmë se kontaktoni 1000 pronarë pasurish të paluajtshme, do të arrini të bëni kontrata me 200 apo 300 prej tyre. Ose nga këto 1000 kontakte, me 30 do të arrini të keni ekskluzivitet në shitje. Më pas, do të kuptoni edhe sa takime për të parë një pronë duhet të bëni përpara se të shisni diçka. Ndoshta duhet të takoni 50 të interesuar, për të fituar 1 apo 2 klientë. Këto shifra janë të ndryshueshme nga përvoja dhe zotësia juaj dhe me kalimin e kohës përqindjet do të përmirësohen. Por kryesorja është që pasi të kuptoni këtë probabilitet, do të dini edhe se sa më tepër kohë dhe punë të investoni, aq më shumë kontrata shitjeje do të arrini.

A keni punuar ndonjëherë si agjent pronash? Cila ka qenë eksperienca juaj dhe a keni ndonjë këshillë?

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s