Mundësia e artë për të fituar 100.000 lekë të reja e ndoshta më tepër!

imagesNëse doni të fitoni 100.000 lekë të reja, apo të punësoheni në kompani të mëdha shqiptare, apo të hyni në botën e sipërmarrjes, lexoni më poshtë informacionin e si mund t’ja arrini. Ju duhet vetëm një ide e mirë dhe pak kohë të përqëndroheni për ta hedhur idenë në letër.

Startup City është një konkurs idesh biznesi, lindur nga dëshira e organizatorëve për t’i ardhur në ndihmë ekosistemit të ideve të biznesit të të rinjve, jo vetëm të kryeqytetit por edhe më gjerë. Konkursi ka në fund një event tre ditor që do të organizohet në fund të muajit qershor. Më poshtë një intervistë me një prej organizatoreve të Startup City.

  1. Cilët persona i mendoni si më të përshtatshëm për të marrë pjesë dhe për të përfituar nga Startup City?

Është çdo person që ka një ide të mirë biznesi dhe që dëshiron të krijojë network, mentorim dhe sa më shumë “know how” në fushën e sipërmarrjes. Ne nuk jemi përjashtues, theksoj se nga viti i kaluar në event kemi pasur maturantë, studentë, të sapo diplomuar dhe mbi te gjitha kanë aplikuar edhe sipërmarrës që e kishin një ide biznesi dhe që dëshironin të zgjeronin biznesin e tyre.

  1. Sa pjesëmarrës parashikohet të ketë?

Parashikojmë që të pranojmë rreth 20 ide biznesi. Aktualisht kemi rreth 40 aplikime dhe në fillim të muajit qershor kur të mbyllen aplikimet do bëjmë përzgjedhjen e pjesëmarrësve.

  1. Çfarë shpërblimesh do të ketë?

Në këtë event, kemi pasur mbështetje nga biznese të ndryshme të cilët kanë ardhur në ndihmë duke mbuluar pjesën më të madhe të çmimeve. Këtë vit çmimet do të jenë:

  • Vendi i parë: 100 000 lekë të rejaSuc-Logo
  • Vendi i dytë: internship i paguar
  • Vendi i tretë: trajnim i paguar

Por si çdo vit sipërmarrës të ndryshëm kanë patur mundësinë që të ofrojnë mundësi punësimi për pjesëmarrësit e talentuar dhe që kanë bërë diferencën nga të tjerët. Vitin e kaluar 3 vetave ju ofrua mundësi punësimi nga kompania Zepa Natyral e cila ishte mbështetësja kryesore e këtij eventi.

  1. Aplikimet janë falas apo me pagesë?

Ka nje tarifë simbolike e cila i vjen në ndihmë stafit për të mbuluar disa kosto të eventit. Tarifat janë 15 euro për aplikimet individuale dhe 10 euro/personi për aplikimet në grup.

  1. Kush ka qenë fitues vitin e kaluar dhe me çfarë ideje? 

Vitin e kaluar kemi pasur 13 ide të prezantuara, që vinin nga fusha të ndryshme si: industria e ushqimit, inteligjenca artificiale, turizmi, etj. Ideja që fitoi çmimin e parë ishte “Sherebelka” – një startup i cili prodhon çaj të ftohtë bio me 4 shije të ndryshme ku baza e përbërësve është sherebeli.

  1. Ç’lloj idesh priten? Dmth në rast se dikush vjen me një projekt alla Elon Musk për të populluar Marsin, a do të merret parasysh? 

Hmm… duke njohur pak a shumë ekosistemin, kam dyshimet e mia që mund të kemi ndonjë ide të versionit alla “Elon Musk”. Nëse vjen një ide e tillë dhe origjinale në llojin e saj, stafi organizativ premton se do e organizojë eventin 2 herë në vit.

  1. Sa e detajuar duhet të jetë ideja me të cilën do të aplikohet?

Ne kërkojmë vetëm një përshkrim të shkurtër të ideve, si dhe detaje të stafit përbërës të startupit, pasi është grupi ai që çon përpara idenë.

  1. A duhet parashikuar nga pjesëmarrësit edhe vlera e investimit të idesë së tyre?

Jo domosdoshmërisht. Varet dhe nga faza në të cilën është ideja. Ka ide që kanë know how mjaftueshëm sa për ta përcaktuar, por pjesa tjetër do të kenë mundësi të ndihmohen nga mentorët gjatë tre ditëve.

  1. Deri kur eshte afati i aplikimit? Sa kohe pas aplikimit shpallen rezultatet?

Afati i fundit i aplikimit është data 15 qershor 2019. Maksimumi 2 ditë pas aplikimit do të njoftohen edhe personat që janë pranuar.

  1. Ndonjë mesazh ekstra për lexuesit tanë?

Shpenzoni kohën në mënyrën e duhur. Plazhi, pushimet, kafet janë aty, nuk ikin. Por mundësia që të fitosh 100.000 lekë të reja të vjen vetëm një herë në vit. Investo kohën në mënyrën e duhur.

Bota e Menaxhimit fton secilin prej jush që nëse e ka një ide në sirtar të aplikojë, por edhe nëse nuk e ka idenë akoma, të fillojë sot të mendojë për një ide dhe më pas të aplikojë. Nuk është puna vetëm tek 100.000 lekëshi, por tek hyrja në botën e sipërmarrjes, njohja me njerëz të talentuar dhe mundësia e punësimit në biznes, që ne mendojmë se kanë vlerë më të madhe se vetëm paratë. Ky është një nga rastet kur me talent dhe vullnet mund të kapërcesh shkallët e suksesit për të realizuar ëndrrat e tua.

APLIKONI KETU

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s