Si ta përdorim cross – selling për të rritur të ardhurat?

market-1154999_1280Në faqen tonë në Instagram, çdo ditë e më shumë, përveç ndjekësve që shtohen dhe na mbështesin në postimet tona, kemi filluar të shtrojmë edhe pyetje të ndryshme apo si në rastin e mëposhtëm një “quizz” me alternativa.

Pyetja ishte e shkurtër: Çfarë është cross-selling? Më poshtë alternativat e shtruara dhe përgjigjet e marra.

IMG_4677

IMG_4678

Siç duket shumica e njerëzve nuk janë përgjigjur saktë dhe më pak se 30% kanë qenë të saktë. Prandaj detyra jonë është të hedhim dritë mbi këtë term, jo thjesht për ta shpjeguar se çfarë është dhe si përkufizohet, pasi tashmë të gjithë e mësuan, por për të kuptuar më qartë se si mund të përdoret konkretisht në biznes.

Cross-selling do të thotë pra të tentosh të shesësh produkte shtesë, tek klientët që aktualisht blejnë një ose disa produkte tek biznesi juaj. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të rritur shitjet pasi nëse ke klientë besnik, nuk e keni të vështirë t’i ftoni ata për të blerë diçka apo për të paguar për një shërbim shtesë.

Disa shembuj?

  • Një kompani celulare, përveç shërbimeve të telefonisë, internetit dhe paketat që ajo shet, të tentojë të shesë tek klientët që hyjnë në dyqanet e tyre edhe aparate celulare.
  • Një pikë karburanti ku makinat furnizohen, t’i ofrojë klientëve të saj edhe lavazh në ambjentet e saj.
  • Një kafene i ofron klientëve të saj përveç kafes edhe biskotë me çmim ekstra.

Kur NUK duhet ta përdorni cross-selling?

Vetëm në një rast. Kur produkti apo shërbimi shtesë që ofroni, të rrezikojë humbjen e klientit aktual. Nëse nuk jeni të sigurt se klienti do të marrë realisht vlerë të shtuar nga produkti i ri që i propozoni, kjo mund të sjellë zhgenjim të tij dhe të bëjë që ai të heqë dorë edhe nga produktet që aktualisht blen tek ju. Prandaj kujdes i veçantë në këtë drejtim.

Kur duhet ta përdorni cross-selling?

  • Mund ta bëni përpara shitjes, nëpërmjet promocioneve.
  • Gjatë shitjes, nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejt me klientin.
  • Pas shitjes, kur klientit mund t’i dërgohen sms apo emaile me propozime.

Pra, mendoni cila taktikë dhe cili moment është më i përshtatshmi në biznesin tuaj, mund të tentoni edhe në momente të ndryshme. Zakonisht cross-selling nuk konsiderohet e bezdisshme për klientët nëse bëhet me kujdes, prandaj mund ta përdorni gjerësisht për të rritur të ardhurat.

Reklama

Një koment

  1. Ne biznes duhet te dorezohemi kur te ardhurat nuk mbulojn shpenzimet por per nje koh te gjat , pasi nuk duhet te heqim dore nga biznesi ne nje koh te shkurter .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s