Kur duhet të dorëzohemi në biznes?

Kurrë mos u dorëzo! Përpiqu deri sa t’ia dalësh! Këto janë disa thënie që dëgjojmë vazhdimisht nga persona që përpiqen të motivojnë njerëzit. Por a duhet të përpiqemi pafundësisht? Nëse kemi krijuar një biznes dhe nuk po na ecën mirë, për sa kohë duhet të vazhdojmë të sakrifikojmë për të? Si ta kuptojmë nëse duhet të dorëzohemi?

blur-businesswoman-caucasian-941555

Përgjigja është e thjeshtë: Atë e dini më mirë ju dhe më poshtë do t’ju themi edhe si, por ne nuk mund të rrimë pa ju ardhur në ndihmë në këtë dilemë që mund të keni. Prandaj më poshtë, po ju shtrojmë disa pyetje që duhet t’i bëni vetes për të kuptuar më mirë pozicionin ku ndodheni dhe nëse ja vlen të vazhdoni përpjekjet apo është koha të hiqni dorë.

  • Pse e keni nisur? Çfarë ju ka motivuar të krijoni pikërisht këtë biznes? A është një pasion juaji? A është diçka që e shihni si pjesë të vetes? Jeni duke u marrë me diçka që e bëni më mirë se kushdo që njihni? A përshtatet talenti juaj me këtë biznes? Në varësi të përgjigjeve që i jepni këtyre pyetjeve, mund të kuptoni sa rëndësi ka ky biznes për ju. Nëse është diçka që nuk e keni nisur me pasion, që nuk e keni nisur për të sjellë vlerë të shtuar në treg dhe në ditët ku jeni nuk motivoheni të merreni me punët e përditshme të biznesit, atëherë mund të jetë momenti për të hequr dorë.
  • A vini re ndonjë përmirësim të gjërave, sado gradual? Po ju mbarohen paratë? Po merrni borxh? Sa para mund të përdorni ende për këtë biznes? A po i bini në qafë jetës së familjes tuaj? Përgjigjuni këtyre pyetjeve dhe do të kuptoni se çfarë duhet të bëni.
  • A keni ndonjë plan se si duhet të veproni në vitet e ardhshme që të arrini sukses në këtë biznes? Duhet të keni masa konkrete për të vazhduar dhe të mos vazhdoni me shpresë të pabazuar askund.
  • Çfarë mund të përmirësoni tek vetja apo biznesi që mund të sjellë sukses? Ndonjë aftësi e shtuar, trajnime, konsulencë? A keni në ekipin tuaj njerëzit e duhur për të çuar përpara biznesin?

Për t’ju përgjigjur si duhet të gjithë këtyre pyetjeve dhe për të marrë vendimin që kërkoni, duhet të keni vetë-ndërgjegjësim. Çfarë është kjo? Aftësia për të menduar, për të parë situatën në të cilën ndodhesh si një i jashtëm dhe për ta analizuar me objektivitet.

Për fat të keq shumë prej jush, nuk e keni këtë aftësi. Pyesni për çdo gjë të tjerët, “Si ta bëj këtë”, “Më ndodhi kjo, çfarë duhet të bëj tani?”, etj. Duhet të mësoni të mendoni me kokën tuaj. Pa njohur veten nuk mund të merrni vendimet e duhura dhe sigurisht nuk do e kuptoni se kur duhet të vazhdoni përpjekjet dhe kur duhet të hiqni dorë nga diçka. Njihni veten, analizoni çdo situatë me kujdes duke vënë logjikën në punë dhe arrini të bëheni të vetë-ndërgjegjshëm.

Në atë moment, do ta dini fare mirë nëse duhet ta vazhdoni këtë biznes, apo të dorëzoheni nga ai, në kërkim të sfidave të tjera më të përshtatshme për ju. E mos harroni: Mund të hiqni dorë nga një biznes, por kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s