Më poshtë shkurtimisht tre këshilla për sipërmarrësit:
1. Mos nxirrni në treg një produkt që nuk do ta blinit për vete apo familjen tuaj.
Kjo nuk do të thotë që nëse keni preferenca të caktuara si konsumatorë, produkti juaj të përputhet vetëm me preferencat personale tuaja, por do të thotë që të mësoheni të vendosni veten në sytë dhe mendjen e kategorive të ndryshme konsumatorësh.
2. Merrni këshilla dhe rrethohuni vetëm me njerëz për të cilët keni respekt dhe besim të madh.
Bashkëpunëtorët e tu dhe punonjësit e sipërmarrjes janë ndër asetet më të mëdha që keni. Janë ata që me punën, vullnetin, por edhe ndershmërinë e tyre, vendosin për suksesin apo dështimin e një biznesi.
3. Kuptojeni kufirin e dijes tuaj dhe mundohuni të mësoni gjëra të reja çdo ditë.
Mendimi juaj nuk është gjithmonë ai i drejti, sepse shpesh punonjësit do të jenë më të zotë se ju në fusha të caktuara. Prandaj dëgjojini ata. Gjithashtu, mundohuni të shtoni njohuritë jo vetëm tuaja personale, por edhe të stafit nëpërmjet leximeve dhe trajnimeve të vazhdueshme.