Si të mbrohemi nga mikromenaxhimi?!

Çfarë është mikromenaxhimi? Me pak fjalë është të fokusohesh në menaxhimin e gjithçkaje, përfshirë detajet e vogla që nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe në tërësinë e biznesit, duke rrezikuar që mos të kushtosh vëmendjen e duhur për gjërat që vërtet kanë rëndësi.

weiss-micromanage-FINAL

E keqja e këtij fenomeni fillon në marrëdhënien që krijohet midis një menaxheri dhe punonjësi që varet prej tij. Disa nga karakteristikat e mikromenaxherëve janë:

  • Të fiksuar me kontrollin e punës së vartësve. Çdo gjë duhet të kalojë nga ata.
  • Vetëm ata kanë të drejtë (në logjikën e tyre) dhe me këtë rast e korrigjojnë punën e vartësve dhe i thonë atyre si duhet ta bëjnë diçka.
  • Janë të paduruar për kohën. Kërkojnë nga punonjësit që çdo punë të mbyllet urgjentisht.
  • Vëzhgojnë vazhdimisht punonjësit. I pyesin shumë shpesh se me çfarë po merren dhe i tregojnë edhe si duhet të ulen në karrige.
  • Kërkojnë nga vartësit të jenë si robotë. Thjesht të bëjnë atë që i kërkohet.

Për të sqaruar, nuk duhet të ngatërrojmë trajnimin në momentin që vjen një punonjës i ri, ku normalisht duhet t’i shpjegohet disa herë mënyra e punës. Tani, nuk po themi që këta menaxherë nuk kanë të drejtë në asnjë rast. Në fakt shumë shpesh punonjësit i dreqosin gjërat. Por nëse vartësve nuk i jep lirinë e duhur, ata do të mbesin të pavlerë për kompaninë dhe nuk do të vijë asnjëherë momenti që të fillojnë të gjenerojnë ide dhe të bëjnë punën e tyre më mirë se sa edhe vetë menaxherët.

Nuk mundet të punësojmë njerëz me shkollim fantastik për të kryer një punë, e më pas t’i thyejmë atyre jo vetëm kreativitetin, por edhe personalitetin. Punonjësit do të përmirësohen me praktikë dhe duke mësuar nga gabimet.

Duhet ta pranojmë këtë fakt, duhet t’i tolerojmë gabimet e tyre dhe të mos kontrollojmë gjithçka ata bëjnë, gjatë gjithë kohës. Nëse punonjësi bën gabime ortografike apo zgjedh ngjyrën e gabuar për një design, asnjëherë nuk do të varet një nënshkrim kontrate apo nuk do të humbet një klient si pasojë e kësaj.

Mund të na djegë ne si persona përgjegjës nëse kryhet një punë ndryshe nga ç’e presim, por duhet të kemi parasysh që ka disa mënyra të sakta për të bërë një punë. Ndërsa për të zgjidhur problemin e mikromenaxhimit ka vetëm një mënyrë: besimi tek ekipi që na rrethon. Nëse fillon të duket vetja i pavlerë nëse nuk je duke kontrolluar gjithçka, relaksohu: Vlera jote më e madhe është të drejtosh dhe frymëzosh njerëzit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s