Si duhen marrë vendimet në biznes?

Pyetja që vendosëm për votim në faqen tonë në Facebook, hapi debate sa i takon faktit nëse vendimet e rëndësisshme sipërmarrësit duhet t’i marrin me kokë, apo me zemër. Që përkthehen ndryshe: me logjikë, apo me ndjesi. Përgjigjia e rreth 100 ndjekësve të Botës së Menaxhimitvendimet ishte me plot 80% pro, vendimeve të marra me kokë. E kjo binte ndesh me një nga rregullat që Jeff Bezos, krijuesi i Amazon dhe personi më i pasur në botë këshillon për sipërmarrësit. Ai thotë që duhet ndjekur zemra. Tani le të bëjmë edhe ne komentin tonë.

Së pari, ta pranojmë që një pyetje e tillë nuk është shumë e ndershme. Ose më saktë është nga ato pyetje që shumëkush do preferonte t’i përgjigjej me “Varet”, ndjekur nga një shpjegim përkatës. Situatat në biznes janë të shumëllojshme dhe nuk mund të prihet me thikë një çështje e tillë.

Megjithatë, ajo që mund të themi është që përqindjen e votave 80 me 20 (fantastike koicidenca me rregullin e Paretos 80-20), mund ta shohim si shpeshtësi të secilës mënyrë në vendimmarrje. Pra mund të nxjerrim rregullin tonë 80-20 që në 80% të rasteve/të situatave/të kohës, sipërmarrësit duhet të vendosin me kokë, ndërsa në 20% të rasteve duhet të vendosin me zemër.

ccc213a8-b75b-4052-b06c-9b57959f3355

Logjika në biznes është thelbësore për suksesin e tij. Ndryshe do të ishte e kot që të bëjmë shkolla menaxhimi, të kota të gjithë analizat statistikore, të kot të gjithë artikujt që ne shkruajmë në këtë faqe, etj. Por e vërteta është që marrja e vendimeve bazuar në analiza dhe njohuri të tregut, sipërmarrjes apo marketingut, është faktor kryesor në shumicën e situatave (që e lamë 80%).

Por cilat janë ato raste që vendimet duhen marrë me zemër? Do të veçonim të paktën dy:

1. Kur e krijojmë biznesin. E në fakt pa këtë vendim, nuk ka fare sipërmarrje dhe nuk ka vend më vonë për të përdorur kokën. Kur bëhet fjalë për marrje risku përsipër, koka në përgjithësi thotë “Jo”. Jo vetëm koka juaj, por edhe kokat e personave që ju rrethojnë. E nëse këtë vendim nuk e merr zemra, atëherë rreziku që të qëndroni si sipërndenjës përgjithmonë është shumë i madh. Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të këtij vendimi fillestar dhe në të gjithë fazën e parë kur sipërmarrja është e dobët dhe duhet të kalojë vështirësitë një nga një, është e kuptueshme pse dikush do përgjigjej që vendimet duhen marrë me zemër.

2. Kur nuk kemi informacionin apo kohën e mjaftueshme për të marrë vendim logjik. Një tjetër rast ku instikti vjen në ndihmë fuqishëm është kur koka nuk ka material të mjaftueshëm për të ndarë mendjen çfarë duhet të bëjë. Shpesh sipërmarrësit nuk kanë analizat e tregut që i nevojiten, nuk e dinë si do të reagojnë klientët, apo thjesht nuk kanë kohën e duhur për t’u thelluar logjikisht. E ata përfundojnë duke marrë vendime me atë që ndjejnë se duhet të bëjnë.

Përfundimisht do të thonim se rëndësia e këtyre dy mënyrave të marrjes së vendimeve në tërësinë e një sipërmarrjeje është e barabartë, 50-50. Në përgjigjet që dhatë, secili nga ju ka të drejtë dhe askush nuk e ka gabim. Por duke qenë se zemra përdoret në raste më të rralla dhe shumica e vendimeve të përditshme të rëndësishme të drejtimit të një biznesi merren me kokë, shpeshtësinë do ta konsideronim në atë raportin magjik 80-20, që u mbështet edhe nga mendimi juaj fantastik.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s