10 rregullat për sukses nga njeriu më i pasur në botë

Ai është Jeff Bezos, krijuesi i Amazon dhe ka një pasuri aktuale prej 137 miliardë dollarësh. Më poshtë disa rregulla që atij mesa duket i kanë hyrë në punë dhe që ja rekomandon sipërmarrësve të tjerë:

800px-Jeff_Bezos_at_Amazon_Spheres_Grand_Opening_in_Seattle_-_2018_(39074799225)

  1. Merrni përsipër risqe

OK, është diçka që s’mund të shmanget. Për të nisur një aktivitet fitimprurës dhe të suksesshëm, gjithmonë duhen marrë përsipër risqet që gjërat mund të shkojnë keq e të humbet gjithçka.

  1. Produkte Premium për çmime jo Premium

Gjithmonë ka një perceptim nga njerëzit që çmimi është edhe tregues i cilësisë. Cilësia e lartë, çmimi i lartë. Çmimi i ulët është për produkte jo edhe aq të mira. Por nëse një kompani shet produkte me cilësi më të lartë se çmimi i perceptuar nga konsumatorët, atëherë mundësia për shitje të suksesshme është shumë e madhe.

  1. Investoni më shumë tek produktet sesa marketingu

Thënia është që produktet e mira shiten vetë dhe kjo është në pjesën më të madhe e vërtet. Nëse shpenzoni për të marketuar një produkt që nuk është gati për tregun, efekti do të jetë më shumë negativ sesa pozitiv për kompaninë. Ndërsa nëse produkti është realizuar në mënyrë të shkëlqyer dhe pa kursyer në zhvillimin e tij, nevojitet më pak marketing për ta bërë të suksesshëm.

  1. Mos harroni pasionin

Sipërmarrësit shpesh udhëhiqen nga pasioni në fillim të aventurës së tyre dhe kjo këshillë është që të mos i ndaheni asnjëherë pasionit të fillimit, me të cilin keni investuar gjithçka.

  1. Mbani klientët në qendër të vëmendjes

Diçka që nuk ka nevojë për shumë koment. Pa klient, nuk ka biznes. Sa më shumë klient dhe sa më të dashuruar ata me produktet tuaja, aq më i suksesshëm është biznesi.

  1. Bëni diçka me kuptim

Ky rregull mendoj se lidhet ngushtë edhe me pasionin fillestar. Do të thotë që diçka që merrni përsipër të ndërtoni, bëjeni me kujdes, me ndershmëri dhe duke sjellë një vlerë të shtuar në treg. Klientët tuaj duhet të ndihen mirë kur përdorin produktin tuaj.

  1. Zgjidhni një emër të mirë

Ndonjëherë emri nuk ka asnjë kuptim dhe përsëri tingëllon mirë. Ndonjëherë gjetjet e emrit janë fantastike. Është mirë që emri të përfaqësojë diçka dhe të jetë i lehtë për t’u mbajtur mend. Gjithsesi nuk është doemos faktor kryesor në suksesin e kompanisë.

  1. Ndërtoni një kulturë

Në kompaninë tënde, mund të vendosësh rregullat e tua. Pa shkelur ligjet, por gjithsesi ke mundësi të ndikosh shumë në jetën brenda kompanisë, jetën e punonjësve dhe mënyrës se si personat nga jashtë të shohin kompaninë. Veshja, oraret, mënyra e punës, shpërblimet e punonjësve, etj janë të gjithë pjesë të kulturës që duhet të bëhet standard brenda një kompanie.

  1. Ndiqni zemrën, jo kokën

Ndonjëherë mund të dalë mirë, ndonjëherë keq me këtë teori, por Jeff Bezos jep këtë rregull. Shpresoj ta ketë mirë.

  1. Mos u pendoni

Nëse pendoheni, nuk korrigjoni gjë. Mësoni nga gabimet, por mos lejoni t’ju bëhen barrë. Shihni përpara!

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s