Trendet e marketingut online për 2019

Marketingu në përgjithësi ndryshon vazhdimisht. Qasja ndaj konsumatorëve i përshtatet produkteve të reja, stilit të jetesës, teknologjisë, etj. Por posaçërisht marketingu online, ndryshon me ritme më të shpejta. Më poshtë trendet që do të kemi në 2019 dhe 2020.

  1. Mbreti është përmbajtja. Çfarë shkruajnë bizneset, çfarë postojnë, mënyra e komunikimit me përdoruesit dhe vlera që japin nëpërmjet pranisë së tyre online, janë të gjitha pika rëndësia e të cilave sa vjen dhe rritet. Është momenti që në zhurmën e madhe të botës online, njerëzit sapo kanë nisur të jenë selektivë me përmbajtjet që lexojnë.
  2. Ndikuesit po pushtojnë internetin. Njerëzit e famshëm dhe persona me influencë në fusha të ndryshme, po marrin rëndësi të madhe në promocionin online. Kompanitë po paguajnë shuma të mëdha për t’u bërë pjesë e postimeve në rrjetet sociale të këtyre njerëzve. Persona si Cristiano Ronaldo, Selena Gomez apo Kylie Jenner përfitojnë rreth 1 milionë $ për një postim në Instagram. Çmenduri apo jo?35609138466_9027d5b1b1_b
  3. Gjenerata Z (të lindur në vitet 90 e në vazhdim) po marrin gjithnjë e më tepër vëmendjen e kompanive të mëdha dhe fushatat e këtyre të fundit po përshtaten për t’u përthithur më me lehtësi nga kjo gjeneratë.
  4. Videot vertikale janë bërë të përhapura. Sasia e madhe e videove dhe spoteve që shihen nga konsumatorët në Facebook dhe Instagram kanë bërë që zhvilluesit të përshtasin edhe mënyrën e regjistrimit dhe konceptimit të videove. Tashmë mund të krijohen edhe spote të mirëfillta vertikalisht, vetëm për botën online të smartfonëve.
  5. Youtube është më në formë se kurrë. Tashmë nuk është vetëm website-i me numrin më të madh të videove dhe orëve të kaluara nga shikuesit, që ja ka kaluar TV tradicional, por është bërë edhe motorri i kërkimit numër 2 në botë, pas Google. Pra njerëzit po zgjedhin që të mos lexojnë rezultatet e kërkimit, por t’i shohin ato.

Taktikat e marketingut online zhvillohen dhe ndryshojnë vazhdimisht dhe çdo ditë shohim përditësime të programeve të ndryshme që të përshtaten me nevojën e kompanive për të reklamuar dhe për të shtuar kohën që konsumtorët kalojnë në botën online.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s