Pse nuk kanë besim tek unë?

Ja keni bërë vetes këtë pyetje ndonjëherë? Nëse keni punuar qoftë edhe 1 ditë të vetme në shitje, patjetër që po. Gjëja e parë që duhet t’ju them është – mos e merrni personale. Me shumë mundësi nuk e kanë me ju, por me kompaninë ose me produktin që prezantoni. Gjëja e dytë që duhet t’ju them është – përgjegjësia ju mbetet ju nëse nuk realizoni dot shitjet. Të paktën për aq kohë sa problemi më i madh është besimi dhe jo diçka tjetër.

IMG_3855

Pyetjes që shtruam në Facebook: “Cilin e shihni si problemin më të madh për të mbyllur një shitje tek një klient i mundshëm?” ju përgjigjët:

  • 57% Klienti nuk ka besim
  • 43% I duket çmimi i lartë

 

Prandaj le të përqëndrohemi tek alternativa më e votuar, mungesa e besimit. Çfarë duhet të bëni që klienti potencial të krijojë besim tek kompania dhe produkti juaj. Duhet ta nisni nga vetja. Ju jeni përfaqësuesi i produktit tek klienti. Në shumicën e rasteve të shitjeve B2B, biseda bëhet ndërkohë që klienti nuk e sheh fare produktin që i propozoni. Më poshtë disa nga mënyrat më të rëndësishme për të fituar besimin që kërkoni.

Prandaj një nga gjërat më me rëndësi që të krijoni besim tek klienti, është të njihni në detaje produktin tuaj. Duhet të dini çdo funksion, çdo karakteristikë, përmasat fizike, materialin, pjesët përbërëse, mënyrën e përdorimit, etj. në varësi të industrisë në fjalë. Në pasigurinë më të vogël që do të tregoni në njohjen e produktit, klienti do të humbasë besimin.

E dyta është korrektësia juaj. Zbatimi me përpikmëri i orarit të takimit, mënyra e komunikimit dhe serioziteti i treguar gjatë gjithë procesit, ndikon tek besimi ndaj jush si individ.

E treta është ndershmëria. Gënjeshtrat dalin. Ndoshta jo brenda ditës, ndoshta do të shisni produktin tuaj për njëfarë kohe, por kur ajo që keni premtuar rreth produktit tuaj del që nuk është e vërtetë, do të humbisni klientin, besimin e tij dhe fjala që ju mashtroni, do të fillojë të shpërndahet.

Përdorni referencat – Tregojini klientit ku të pyesë për ju. Kjo është një nga gjërat që më pëlqen më shumë, sepse nëse realizohet si duhet, sistemi i refermimit është një nga mënyrat më të mira për të krijuar besim. Ne i vlerësojme mendimet e njerëzve të afërt që kemi besim, prandaj nëse ju keni një klient tjetër, të cilin zbuloni se klienti potencial e ka mik, atëherë mund të përdorni besimin e të parit për të arritur tek i dyti.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s