Fjala më e re në fjalorin shqip

fjaloriGjithçka nisi me një ide për të postuar një imazh grafik interesant për rrjetet sociale. Kërkova një fjalë që të përshkruajë një të kundërt të “sipërmarrësit”. Për të arritur në një përfundim sa më interesant, pashë përkufizimin në fjalor të sipërmarrësit:

SIPËRMARRËS m.
Pronar kapitalist që drejton një ndërmarrje të vetën ose që merr përsipër të bëjë një punë për të tjerë, duke nxjerrë fitime për vete. Sipërmarrësit kapitalistë. Sipërmarrësit e mëdhenj. Sipërmarrësit e ndërtimeve. Sipërmarrësi i teatrit. Fitimet e sipërmarrësve.
SIPËRMARRËS mb.
Që merr përsipër të bëjë punë për të tjerët, duke nxjerrë fitime për vete (në ekonominë kapitalistë). Shoqëri sipërmarrëse kapitaliste. 2. Që ka të bëjë me sipërmarrësit kapitalistë, i sipërmarrësve. Qarqet sipërmarrëse.

Në rradhe të parë, këto përkufizime më duken të tmerrshme, me një përdorim të shfrenuar të fjalës “kapitalist” dhe pa përdorur asnjëherë fjalën “risk”. Seç të krijon një përshtypje se fjalori i urren sipërmarrësit. Gjithsesi, ja përkufizimi i thjeshtë i fjalorit të Oxfordit:

 A person who sets up a business or businesses, taking on financial risks in the hope of profit.
‘many entrepreneurs see potential in this market’

Përkthim:
Një person që krijon një apo disa biznese, duke marrë përsipër risqet financiare, me shpresë për të nxjerrë fitim.
“shumë sipërmarrës shohin potencial në këtë treg”

Mendova se duke qënë se sipërmarrësi merr risk përsipër, e kundërta e tij, i bie të mos marrë dot risk përsipër. Mendova se sipërmarrësi ecën përpara në qëllimin e tij, ndërsa e kundërta e tij rri në vend. Prandaj fjala e re e krijuar është “sipërndenjës”, pra i rri sipër idesë. Propozoj përkufizimin në fjalor si mëposhtë:

Sipërndenjës

Një person që ka ide për të krijuar një apo disa biznese, por nuk merr përsipër riskun dhe nuk bën gjë gjë për të përparuar idenë e tij.
“të gjithë mendonin se do të kishte sukses, por doli se ai ishte sipërndenjës”

Mos u nxitoni të hyni në biznes vetëm me një ide dhe të merrni përsipër risqe pa patur një plan dhe llogari të qartë të asaj që doni të arrini. Por nuk duhet të mbeteni tek ideja, mos u bëni sipërndenjës. Pas idesë, vazhdoni me kërkime të tregut, analiza, pyesni njerëzit çfarë mendojnë për këtë ide dhe në këtë rrugë patjetër që do të gjeni mundësinë që kërkoni dhe të bëheni sipërmarrës.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s