Një detyrë e rëndësishme e drejtuesve

adults-agreement-business-1496184Në këtë artikull të shkurtër dua të theksoj një aspekt të rëndësishëm të punës së përditshme menaxheriale. Në fakt, është një nga detyrat që përcakton nëse një menaxher është edhe lider brenda kompanisë ku punon, apo thjesht punonjës në një rol të caktuar. E njëjta gjë vlen edhe për pronarët kur merren me administrimin e kompanisë së tyre. Të kesh në pronësi një biznes nuk të jep aftësi lideri domosdoshmërisht. Mund të të bëjë të pasur, por jo lider. Çfarë është kjo detyrë pra? Të gjithë të mbahen të barabartë përpara rregullave të lojës.

Më besoni në këtë që them, se sa i rëndësishëm është ky parim. CIlido person me pozitë drejtuese në kompani që ka nga 2 deri 2000 vartës, duhet t’i trajtojë njësoj ata në bazë të rregullave të shkruara të kompanisë. Nuk duhet të ketë mbajtje me hatër, nuk duhet të ketë shpërblime të pamerituara, nuk duhet të ketë të privilegjuar. Secilit pjestar të stafit i takon ajo që i takon. Në këtë mënyrë jo vetëm tregoheni të drejtë, por fitoni simpatinë dhe respektin e të gjithë vartësve tuaj. Drejtësia nga ju, sjell harmoni. Harmonia brenda ekipit, sjell rezultate.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s