Roli i menaxherit për një restorant të suksesshëm

Vijon nga faqja 1

Mund të ketë shumë që ta kundërshtojnë këtë përcaktimin në vijim, por një menaxher duhet të jenë si një prind ose babysitter për stafin e tij në restorant. Nuk është gjithmonë qejf, por nëse menaxheri e bën punën si duhet, do të marrë edhe frytet e suksesit. Menaxherët duhet të kujdesen për gjithçka, çdo moment. Duhet t’i kujtojnë vazhdimisht stafit të bëjnë detyrën e tyre. Njësoj si të pyesni fëmijët çdo natë para gjumit nëse i kanë larë dhëmbët. Nëse thonë jo, nuk do të thotë që do i ndëshkoni apo do i shani, sepse për këtë punë janë prindërit. Të kontrollojnë, të kujtojnë, të kujdesen që gjithçka të shkojë mirë me fëmijët e tyre. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe menaxherët: të pyesin stafin vazhdimisht nëse e morën porosinë në tavolinën 9, nëse kamarierët e kanë dorëzuar celularin dhe nuk e kanë në xhep, etj.

Edhe një analogji tjetër për të kuptuar rolin e menaxherit të restorantit: Roli i dirigjentit të një orkestre. Edhe pse të gjithë instrumentistët e njohin mirë pjesën e tyre dhe kanë bërë disa prova, përsëri dirigjenti bën punën e tij. Ai e sheh orkestrën ashtu si e shohin spektatorët, prandaj është gjithmonë duke i paraprirë asaj që duhet të bëjnë muzikantët. Dirigjenti i tregon secilit se çfarë duhet të bëjë, për çfarë ka nevojë muzika në atë moment, kush duhet të bëhet gati për t’i rënë instrumentit, etj. Ashtu edhe menaxheri e sheh stafin e tij me sytë e klientëve duke i paraprirë kërkesave dhe nevojave të tyre. Menaxheri duhet të jetë aktiv në çdo moment dhe është përgjegjësi kryesor i suksesit të restorantit. Secilit pjestar të stafit “i lejohet” të anashkalojë apo të harrojë detyrat e tij, por menaxherit jo. Është ai që duhet të kujtojë në çdo moment detyrat e secilit dhe t’i masë atyre performancën.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s