2 minuta lexim për biznesin tuaj

9cd41bd3709cfb9551c9169dc632-1567615.jpg!dDuhen vetëm 2 minuta për të lexuar këtë artikull, por ju ftoj të mendoni në lidhje me secilën nga pikat e mëposhtme për një kohë më të gjatë. Meqë java ka 7 ditë, reflektoni në secilën nga ditët e saj me rradhë për këto pika.

  1. Klientët. Eksploroni targetgrupe të reja. Nëse jeni mësuar prej disa kohësh me një target të caktuar konsumatorësh dhe i jeni përshtatur atyre, mund të tentoni të arrini edhe tek kategori të tjera konsumatorësh, të cilëve nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur. Kush janë këto?
  2. Produktet. Eleminoni produktet e dështuara. Përqëndrohuni tek të suksesshmet. Mos kini frikë të hiqni dorë nga projekte apo produkte që ju marrin energji, kohë dhe para, por nuk janë fitimprurëse. Çdo projekti duhet t’i jepet koha dhe mundësia e duhur, por nëse zvarritet përgjithmonë, kthehet në pengesë. Nga ana tjetër, shpenzoni shumicën e energjisë për produktet që ju japin fitimin më të madh. Më pas, shihni mundësinë të nxirrni në treg produkte të reja.
  3. Promovimi. A e promovoni biznesin tuaj? Nëse jo, pse? Të jeni të sigurt që çdo biznes ka nevojë për një formë promovimi dhe ju nuk bëni përjashtim. Nëse po, a shkon mesazhi i duhur tek personat e duhur me mënyrën aktuale të promovimit?
  4. Burimet njerëzore. A ka punonjës që pengojnë punën në sektorë të caktuar? A ka nevojë stafi juaj për trajnime? Më pas mendoni nëse mund të bëni ndryshime të personelit për të maksimizuar efiçencën e kompanisë.
  5. Shpenzimet. Në këtë pikë po shkruajmë vetëm dy thënie të Warren Buffet: E para: “Mos kurse atë që ngel pas shpenzimeve, por shpenzo atë që mbetet pas kursimeve” dhe e dyta: “Nëse blen gjëra që nuk të nevojiten, së shpejti do të duhet të shesësh gjërat që të nevojiten”.
  6. A duhet të zgjeroheni? Shpesh një nga vendimet më të vështira të sipërmarrësve është zgjerimi i aktivitetit dhe në të njëjtën kohë mos marrja e një vendimi të tillë, bën që jo vetëm një biznes që mund të ishtë shumë i suksseshëm, të mbetet i vogël, por me kalimin e kohës shkon edhe në faliment. Prandaj, studioni sa më mirë situatën ku ndodheni dhe të mirat që mund t’ju sjellë një zgjerim i biznesit. Ndoshta ka ardhur koha të rriteni.
  7. Studim tregu. Nëse jeni në mëdyshje për këto pika, atëherë mund të paguani dikë të kryejë studime tregu për ju për secilën nga çështjet që ju shqetësojnë. Rezultatet më pas duhen analizuar me kujdes për të marrë vendimet e duhura.

Mund të arrijmë lehtësisht në 365 pika të tilla për secilën ditë të vitit, por filloni me javën e parë sipas pikave të mësipërme dhe më pas na thoni nëse keni nevojë për ndihmë.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s