Mënyrat më të mira për të fituar para online

33fe7a9c8b79abdf0b6f5d9713cc-1445683.jpg!dBota online sa vjen e rritet dhe gjithashtu transaksionet financiare brenda saj, sa vijnë e zgjerohen. Është mëkat që në ditët e sotme gjithëkush të mos tentojë suksesin në këtë vend me kaq shumë mundësi për të fituar të ardhura. Vetëm se, nëse mendoni se interneti është një vend që fal para, atëherë zgjohuni, sepse e vetmja mënyrë për të bërë mjaftueshëm para është duke punuar dhe duke krijuar. Bota online, ju jep mundësinë të kaloni çdo barrierë dhe çdo justifikim që mund të keni që ambjenti ku jetoni, nuk ju ofron mundësi. Më poshtë disa nga këto mundësi:

  • Google Adsense apo të ngjashëm

Reklamat online që menaxhohen nga kompani të mëdha si Google, janë një nga format më të përhapura të gjenerimit të të ardhurave online. Ajo që duhet të keni për të përfituar nga kjo mënyrë, është një blog apo website online. Mund të startoni me një blog falas nga wordpress.com dhe pasi të rrisni audiencën, mund të kaloni në opsione me pagesë nga 30-50$ në vit, që do t’ju lejojnë vendosjen e reklamave. Mund të aplikoni shumë thjesht për t’u bërë pjesë e programit Google Adsense dhe t’i vendosni reklamat në website. Pasi ky i fundit të nisë të vizitohet nga njerëzit, ju do të përfitoni të ardhura 2-8$ për 1000 klikime. Çfarë të shkruani në website/blog? Diçka që e keni pasion, keni njohuri apo gjëra që për njerëzit kanë rëndësi, si shëndeti apo paratë. Më pas, bëjeni të njohur dhe të ardhurat do të grumbullohen në llogarinë tuaj.

  • Affiliate marketing

Edhe për këtë pikë, mirë është të keni një hapësirë tuajën online, si një websitë. Por gjithsesi, edhe rrjetet sociale bëjnë punë në këtë rast. Ajo që duhet të bëni është të promovoni në hapësirën tuaj produkte që shiten në faqe të tjera. Gjigandi Amazon, jep mundësinë që nëse dikush blen një produkt pasi është nisur nga një link i krijuar nga ju, atëherë ju përfitoni nga 4-10% komision për vlerën e produktit. Ju mund të bëni review të produkteve, apo të këshilloni ato produkte tek lexuesit tuaj. Sot që në Shqipëri njerëzit kanë filluar të blejnë shumë shpesh online, atëherë kjo mundësi e ofruar është për t’u parë. Mësoni më shumë duke shkuar direkt tek Amazon Affiliates apo mundësi të tjera në Clickbank. 

  • Nëpërmjet krijimtarisë tuaj

Cilido qoftë talenti që keni, në çdo rast thuajse do të jeni në gjendje që nëpermjet tij të nxirrni të ardhura online. Më poshtë po rendisim disa mënyra:

  • E-book

Mund të shkruani një libër? Nxirreni në shitje në Amazon dhe përfitoni 70% të vlerës së shitjes sa herë që dikush blen librin tuaj. Studioni librat që shiten më shumë në Amazon, përkthejeni librin në anglisht, vendosni një titull tërheqës, çmim interesant, bëjini reklamën e duhur dhe njerëzit do fillojnë ta blejnë. Më pas mund të vazhdoni me më shumë libra dhe nëse njerëzit i pëlqejnë, do të lënë review pozitive dhe akoma më shumë libra do të shisni.

  • Youtube

A e dini që përveçse mund të rrini me orë të tëra duke ndjekur video në Youtube, keni mundësinw që nëse edhe ju krijoni video interesante mund të fitoni të ardhura nga to? Nëse keni një pasion dhe bëni video për të, nëse bëni filmime interesante, vizitoni vënde të veçanta, apo nëse bëni një montazh gazmor, ju mund të ngarkoni në Youtube këto materiale dhe njerëzit do i shohin. Fillimisht krijoni një kanal në Youtube dhe ngarkoni videot e para. Mos u dëshpëroni nëse askush nuk do i shohë fillimisht. Mundohuni t’i promovoni në rrjete sociale dhe gradualisht, nëse videot janë të mira, ato do shihen dhe do shpërndahen nga njerëzit. Për të nisur të fitoni të ardhura, ju duhet të keni 1000 subscribers dhe 4000 orë ndjekje të kanalit tuaj përgjatë një viti. Më pas, fitimet do të jenë nga 2-4$ për 1000 shikime. 

  • Fotografi

Ju mund të shisni fotografitë tuaja profesionale në website si Shutterstock. Ka shumë të interesuar që blejnë fotografi me çmim të arsyeshëm për projektet e tyre dhe mundet që t’ju interesojnë fotot e shkrepura nga ju. Nëse kjo ndodh, do të nisni të merrni të ardhura.

  • Muzikë

Nëse muzika është krijimtaria juaj, vizitoni Soundbetter dhe shikoni të gjitha mundësitë e ndryshme për të shitur krijimet tuaja apo për të bashkëpunuar me muzikantë të tjerë.

03739d675e223ec511e445d888b0-1570673.jpg!d

  • Punësim online

Sot ekzistojnë shumë website që bëjnë të mundur lidhjen e profesionistëve të fushave të ndryshme, me ata që kanë nevojë për këto profesione. Fiver dhe Upwork janë dy website ndër më të njohurit. Regjistrohuni në këto platforma dhe plotësoni profilin tuaj. Shkruani se çfarë jeni të aftë të punoni. Analiza të ndryshme, konsulta, graphic design, projekte të ndryshme, krijimtari, hedhje të dhënash dhe punë nga më të ndryshmet part-time, për të cilat pagën që doni e vendosni vetë ju.

  • Rrjetet sociale

Facebook dhe Instagram të japin mundësinë sot që nëse krijon influencën e duhur dhe llogaria juaj apo e një faqeje tuaj ka mijëra ndjekës, biznese të ndryshme do të jenë të gatshëm t’ju paguajnë nga 50-5000 euro për një postim për të promovuar një produkt apo shërbim të tyre. Kështu që mundohuni të rrisni ndjekësit tuaj duke postuar gjëra interesante dhe së shpejti të tjerët do t’ju paguajnë për të shfrytëzuar llogarinë tuaj.

  • Agjenci udhëtimi online

Është bërë e lehtë që me botën e internetit, udhëtime nga më të ndërlikuarit, me fluturime të përfshira, hotele apo apartamente, të mund të prenotohen dhe zbulohen nga kushdo. Për disa, kjo mund të jetë një mënyrë e mirë biznesi pa patur nevojë për shpenzime të mëdha. Kërkoni online dhe shihni se si mund të realizoni paketa të ndryshme turistike, reklamoni fluturime të lira online, gjeni bashkëpunëtorë dhe nëpërmjet një faqeje në Facebook apo Instagram, arrini tek konsumatorët e interesuar për shërbimet tuaja.

  • Airbnb

Nëse keni një shtëpi të madhe dhe keni hapësirë të pashfrytëzuara, apo keni shtëpi të dyta, atëherë mund t’i rregulloni këto ambjente dhe t’i jepni me qera online nëpërmjet platformës Airbnb. Regjistrohuni në këtë website, vendosni aty pronën tuaj me të gjithë detajet dhe fotografitë dhe një çmim që t’i përshtatet zonës ku ndodhet dhe asaj që ofron. Bëni një studim se sa janë çmimet për prona të ngjashme me tuajën. 

Këto janë vetëm disa nga mundësitë që bota online ofron dhe si mund t’ju shpërblejë ajo për aftësitë, talentin dhe vullnetin tuaj. E bukura e saj është që është ende në zhvillim dhe ka hapësira të reja që ju mund të jeni të parët që i shfrytëzoni për të fituar para. Cila është mënyra juaj e preferuar për të fituar online?

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s