Gati për të hapur një biznes? Lexoni më parë këtë.

Nëse jeni gati për të nisur një biznes dhe mendoni se mund të jeni një sipërmarrës i suksesshëm, na vjen mirë dhe ju urojmë suksese. Por më parë, lexoni më poshtë 5 gjëra që duhet të dini dhe të pranoni, përpara se të hidheni në këtë investim.

  1. Duhet të keni paratë gati. Duhen të ardhura fillestare të sigurta ose të ardhura të vazhdueshme për një kohë të gjatë për të mbështetur biznesin, ndërkohë që shpenzon edhe për të jetuar. Një sipërmarrje nuk mund të gjenerojë të ardhura për muajt e parë, ndoshta edhe vitet e para, prandaj duhet që ju si themelues të siguroni paratë e nevojshme për të rritur gradualisht biznesin derisa të dalë bilanc pozitiv. 
  2. Duhet të kuptoni dhe të njihni industrinë ku doni të hyni. Çfarë kualifikimesh keni? Pse ju dhe pse tani? Mësoni çdo informacion të mundshëm rreth industrisë ku doni të përfshiheni. Supozojmë se doni të nisni një hotel. Studioni këtë industri shërbimesh në të gjitha këndvështrimet. Konkurrenca, lloji dhe standardi i hotelit, çfarë kërkojnë klientët më tepër, kush janë furnitorët e mundshëm, sa janë kostos e investimit dhe kostot e mirëmbajtjes, sa dhoma ju duhen, çfarë çmimi duhet të vendosni, si janë taksat për këtë industri, a ka efekt sezonal për të ardhurat, a ka staf të përshtatshëm në vendin ku do hapni hotelin, etj. mistake_spill_slip_up_accident_error_careless_failure_business-867723.jpgd_
  3. Durimi. Shkurt, duhet të keni fuqi fizike dhe mendore për të duruar dhimbje. Aftësia për të duruar dhimbje gjatë fillimit dhe periudhës së vështirë të rritjes së biznesit, është aftësia numër 1 për një sipërmarrës. Sipërmarrja ka dy anë të medaljes: atë që shohin të gjithë, suksesin dhe fitimet e mëdha, por ka edhe anën e errët, atë që sipërmarrësit vuajnë derisa arrijnë suksesin, sa herë kanë dështuar dhe kanë prekur fundin, sa netë pa gjumë kanë kaluar, sa sakrifica detyrohet të bëjnë për të shpëtuar dhe rritur biznesin e tyre. Nëse nuk ke kurajon dhe dëshirën e duhur, nëse nuk je i gatshëm të durosh dhimbje për një kohë të gjatë, atëherë nuk je gati për t’u bërë sipërmarrës.
  4. Nuk ju duhet kohë e lirë në jetën tuaj. Mendoni se duke patur një biznes tuajin do të keni mundësi të punoni kur të doni, të rrini në shtëpi me familjen dhe të shkoni me pushime kur të doni? Mjaft ëndërruat. Nëse gjërat shkojnë të gjitha mirë, ndoshta, ndoshta pas 10 vjetësh, mund të keni më shumë kohë të lirë, por në fillim, harrojeni orarin e punës sipas dëshirës tuaj. Nuk ka në biznes orar 8 me 4, apo 9 me 5. As 9 me 9. Orari kur je sipërmarrës është 24/7. Çdo orë të ditës, çdo ditë të javës, do të jesh i përfshirë dhe duke menduar për biznesin, problemet që dalin, zgjidhjet që duhen gjetur. 
  5. Duhet të dini të negocioni. Në këtë pikë, nuk ka fare rëndësi industria ku doni të jeni. Mund të hapni një dyqan fruta-perimesh, restorant, kompani ajrore, apo çfarë t’ju vijë në mendje. Në çdo rast duhet të dini të negocioni në interesin tuaj. Kjo në dy mënyra kryesore: për të shitur dhe për të blerë. Nëse nuk dini të shisni produktin tuaj çdo ditë, atëherë nuk jeni për biznes. Nëse nuk arrini të gjeni furnitorët, lëndën e parë të duhur dhe me çmimin e duhur, nuk jeni për biznes, sepse konkurrentët do t’ju mbysin. Si ta kuptoni a jeni negociator i mirë? Filloni punë njëherë si agjent shitje diku, në vendin më të vështirë të mundshëm dhe shihni rezultatin.
Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s