Si të nisësh një biznes pa para?

Ke një ide të mirë dhe do të nisësh një sipërmarrje të re? Por nuk ke para për të investuar dhe prandaj do të dish si t’ja bësh?

Mund të tingëllojë keq e thënë nga një autoritet si Bota e Menaxhimit, që supozohet të ndihmojë dhe jo të pengojë bizneset e reja, por e vërteta ndonjëherë është e hidhur. Përgjigjia është e thjeshtë: Nuk mundesh.

no-money-2070384_1280

Një nga mendimet më të zakonshme të atyre që nuk kanë një biznes është që biznesi të zgjidh të gjithë hallet financiare dhe mjafton të kesh një ide të mirë dhe do të bëhesh i pasur nëpërmjet biznesit. Por kjo është e gabuar. Është njësoj si të thuash, nuk kam para dhe kohë të mjaftueshme gjatë ditës, prandaj duhet të bëhem me fëmijë që të kem më tepër kohë dhe para. Biznesi është si një fëmijë. Duhet t’i përkushtohesh edhe me kohë edhe me para. Ai të merr, nuk të jep. Nuk mund të nisni një biznes pa para. Duhen para për të bërë para.

Gjëja tjetër që nuk duhet të bësh, është të marrësh borxh. Biznesi ka një probabilitet të madh dështimi, sado e mirë të jetë ideja. Ka arsye të ndryshme pse ai mund të dështojë. Ka mijëra gjëra që mund të shkojnë keq, ndryshe nga si i mendon ti. Prandaj, mos risko me paratë e të tjerëve. Mos e nis një biznes ku dështimi i të cilit të shkatërron jetën.

Arsyeja pse je sot pa para të mjaftueshme për të hapur një biznes është sepse nuk je gati. Për më tepër, nëse kur lexon një artikull të tillë që të thotë që nuk mundesh të hapësh një biznes pa para dhe gjatë rreshtave që lexon, e kupton edhe vetë që nuk mundesh, atëherë patjetër që duhet të heqësh dorë.

Kështu çfarë duhet të bësh? Fillo punë nëse nuk je në punë, ose gjej një punë me të ardhura më të larta, në mënyrë që të fillosh të lësh para mënjanë të cilat më vonë mund t’i investosh t’u rritur profesionalisht vetë dhe për të krijuar një biznes. Shkallët nuk mund të kalohen brenda natës dhe as brenda vitit, për t’u transformuar nga i papunë, në milioner. Shkallët duhen ngjitur njëra pas tjetrës.

Do kalojnë muaj dhe vite, por nëse je mjaftueshëm i motivuar dhe për më tepër ke besim tek fuqia e idesë tënde, atëherë do t’ja dalësh. Nëse ke atë çfarë duhet për të arritur në majë të shkallëve, do t’ja dalësh një ditë. Por jo sot.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s