Llotot u mbyllën. Çfarë biznesi të hapim tani?

U bë tashmë zyrtare që nga 1 janari 2019 që të gjithë llotot dhe kazinotë, përveç hoteleve me 5 yje, u mbyllën në Shqipëri. Kryesisht kjo lëvizje është mbështetur për shkak të efektit social, por nga ana ekonomike, ka disa që përfitojnë dhe disa që humbasin. Sigurisht, lojtarët që shpenzonin pafund në lloto, do kenë mundësi të bëjnë diçka tjetër me ato para, por kompanitë e basteve përfshirë punonjësit e tyre, bizneset franchize të llotove dhe pronarët e ambjenteve me qera, kanë dalë të humbur nga kjo.

Prandaj, çdokush që ka një ambjent ish-llotoje tashmë të vetin apo me qera, ka filluar të vrasë mëndjen se si mund të rifillojë një biznes fitimprurës. Bota e Menaxhimit ju vjen në ndihmë me disa ide:

  • Bar-kafe

Ok, kjo mund t’ju ketë shkuar e para në mend edhe vetë, por ta pranojmë që është mundësia më e mirë dhe me më pak investim. Sallonet moderne të basteve, kanë qenë njëkohësisht edhe kafene, prandaj tani që lloto nuk ka më, kafeja është akoma e ligjshme. Por nëse klientët vinin tek ju kryesisht për bastet dhe jo për të pirë diçka, atëherë është koha të bëni disa ndryshime. Në arredim, lokali i ri duhet të bëhet tërheqës për një kategori më të gjerë njerëzish, përfshirë familjarët dhe fëmijët. Menuja duhet të rishihet me kujdes, ku për shembull disa nga birrat të zëvendësohen me lëngje frutash. 

  • Snack-bar, Restorant

Pse jo? Nëse je i vendosur të evoluosh bastet në një biznes edhe më fitimprurës, në ambjentin që ke duhet të shërbesh edhe për të ngrënë. Mund të provoni me ushqime të thjeshta si tost dhe sanduiçe, mund të kaloni pastaj tek ëmbëlsirat dhe pastaj makaronat, mishi, etj. Në këtë fazë, arredimi duhet të zhvillohet akoma më tepër sesa bar-kafeja. 

  • Lojëra të ligjshme

Nëse njerëzit janë mësuar të shpenzojnë para për llotot, mund të bëni që ata të vazhdojnë të shpenzojnë për lloje të tjera lojrash të ligjshme. E keni parasysh lojën që fut monedhën dhe ke mundësi të kapësh lodra nëpërmjet një mekanizmi që e lëvizni ju? Apo gjuajtjet me pushk për të fituar një arush pellushi? Këto lojëra janë ende të ligjshme dhe nëse gjeni forma interesante të përshtatjes së tyre, ku njerëzit duhet të paguajnë diçka me shpresë për të fituar diçka, atëherë mund të filloni të nxirrni të ardhura nga kjo.

  • Qendër argëtimi

Bilardo, ping pong, play-station, lojëra me të cilat njerëzit argëtohen me shoqërinë e tyre. Zakonisht investimi për ambjente të tilla është i vogël dhe nëse realizoni projektin e duhur, do të keni një biznes fitimprurës.

Mundësitë për biznese të tjera janë të pafundme, por gjithashtu kërkojnë investime sa vjen e më të mëdha. Shërbimet profesionale janë gjithmonë një mundësi, por edhe dyqanet ku mund të shiten shumëllojshmëri artikujsh, janë një mundësi e mirë. 

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s