Rëndësia e të mbajturit shënime

pexels-photo-45718

Me rastin e festave të fundvitit, një nga dhuratat që bëhet më shpesh sidomos nga bizneset të cilët e kanë edhe si një formë promocioni, janë axhendat. (Jo vetëm dhuratë por edhe promocion, sepse janë axhenda të personalizuara me logon e biznesit që e porosit). Por a i përdorim vërtet? Apo më e rëndësishme: a duhet t’i përdorim? Ndoshta ju ka ndodhur që në ditët e para të vitit të ri të jeni treguar të rregullt dhe të mbani shënim punët, detyrat dhe takimet me rigorozitet. Por me kalimin e ditëve, aty nga mesi i janarit, hiqni dorë dhe kur i hidhni një sy axhendës në muajin qershor, vini re se përveç faqeve të para, keni një bllok plotësisht të papërdorur. Mua më ka ndodhur. Për disa vite madje. Por një vit, ndodhi që të mos vendosja të përdorja një axhendë me data dhe muaj, por një bllok me faqe tërësisht të bardha, pa data, pa vija. Dhe ai ishte viti i parë që blloku mbushej ditë pas dite dhe që atëherë, mbajtja e shënimeve në bllok, më ka ardhur vazhdimisht në ndihmë. Pse dhe si?

Të mbash shënime në një axhendë me data dhe orare të përcaktuara të limiton mundësinë për të shfrytëzuar faqet ashtu si të interesojnë. Ajo që “detyrohesh” të shënosh janë vetëm takime në orare të ndryshme dhe punë për të realizuar gjatë ditës. Shumë herë faqet kalojnë të paplotësuara. Ndërsa në një bllok me faqe të bardha, ke mundësi të shfytëzosh secilën prej tyre ashtu siç ke dëshirë. Unë e përdor bllokun edhe si axhendë, por edhe për të shënuar gjithçka që dua të ruaj dhe të mund t’i rikthehem në të ardhmen.

Kjo është edhe një nga arsyet e rëndësishme pse të mbash shënime në një bllok të vjen në ndihmë. Sepse nuk të lejon të harrosh dhe të mundëson t’i rikthehesh një pune që ke bërë muaj më parë dhe ta gjesh njesoj siç e ke menduar në atë kohë dhe me të gjitha detajet. Nëse shënimet i mbani në copa letrash, e sigurt që nuk do i gjeni më.

Të përdorësh një bllok të jep mundësinë të jesh më kreativ, ke mundësi të shkruash, të fshish, të grisësh, të skicosh, të projektosh, të organizosh, etj. Këtë gjë e bën kudo, blloku merret me vete në takime, në zyrë, në rrugë, në shtëpi. Nuk ka nevojë për korent, bateri, internet, asgjë. Mund të shënosh edhe kur je duke folur në celular, gjë që është e vështirë ta bësh kur shënimet i merr në celular.

Kështu, ju ftoj të provoni me nisjen e vitit të ardhshëm një mënyrë të re pune, që jam i bindur se do t’ju vijë në ndihmë: të mbani rregullisht shënime në një bllok.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s