Si të bëhesh i pasur: Investimet e para

A do të bëhesh i pasur financiarisht? Ky është një cikël artikujsh me këshilla nga Bota e Menaxhimit, për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve për të arritur sukses financiar në jetë, por kryesisht të rinjtë kanë mundësinë e artë për të ndjekur këto këshilla, pasi kanë në dorë asetin më të madh për njerëzit: kohën. Prezantimin e plotë të këtij cikli mund ta lexoni këtu. Ndërsa më poshtë mund të lexoni të gjithë artikujt:

Megjithëse nga hapat e kaluar keni mundësi të kurseni para dhe të mos jeni të zhytur në borxhe, thjesht kursimi nuk do t’ju bëjë kurrë të pasur. Jo vetëm sepse sasia që mund të kursehet në nivele të ulta të ardhurash është e vogël, por edhe sepse paratë që grumbullohen humbasin vlerën e tyre në kohë. Prandaj, për t’u bërë të pasur, duhet të rriten të ardhurat. Kështu, hapi i rradhës janë investimet.

Cili është investimi më i rëndësishëm në jetë? Investimi tek vetja. Mos filloni të investoni në biznese apo asgjë tjetër, përpara se të plotësoheni vetë. Investimi në shkollim, kurse profesionale e gjuhësh të huaja, në libra, etj. është gjëja e parë që duhet të bëni me paratë e kursyera. Do të jeni më pas shumë më të gatshëm dhe me mundësi për t’u punësuar me një pagë më të lartë, për të ecur përpara në karrierë, por kryesisht edhe për të qenë vetë ju pronarë të bizneseve të ndryshme.

investime

Investimi i dytë, është hapja e një biznesi. Shumë nga bizneset që sot vlejnë miliarda dollarë, kanë nisur me më pak se 1000$. Shumë prej tyre kanë qenë biznese të vogla lokale dhe tani janë të pranishme në të gjithë botën. Ata kanë patur 0 punonjës dhe tani kanë mijëra. Ata kanë patur 1 klient dhe tani kanë qindra milionë. Prandaj, nuk është e nevojshme të keni dhjetra milionë për të nisur një biznes, por mjafton ideja e duhur, momenti i duhur dhe iniciativa juaj për ta filluar. Mund të filloni me vërtet shumë pak dhe pas disa vitesh të keni një pasuri të tërë.

Është fakt që pjesa më e madhe e bizneseve të reja dështojnë në vitet e para. Por edhe në këtë rast, megjithëse do të humbisni disa para që me shumë mund i keni kursyer, do të habiteni sa shumë do të mësoni nga një eksperiencë e tillë dhe sa më të suksesshëm do të jeni në sipërmarrjen e ardhshme. Po, nuk duhet të dorëzoheni. Mund t’ju duhet të kaloni disa dështime përpara se të arrini suksesin. Pas çdo dështimi do të mësoni diçka të rëndësishme, do t’ju vijnë ide të reja, do të hapen dyer të tjera. Suksesi në fund do të vijë dhe ju do të jeni personi që e ka arritur dhe do të mbledhë frytet.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s