Letër për studentët e menaxhimit

business-management-signTë dashur studentë,

Meqë këtë javë fillon viti i ri akademik, po ju shkruajmë disa rreshta. Na vjen mirë që keni zgjedhur degën e menaxhimit. Disa nga ju e kanë pasion, ndërsa të tjerë mund të jenë shtyrë pa ndonjë dëshirë të madhe në këtë fushë. Por si është dega e menaxhimit? Apo më mirë si është të jesh menaxher? Ndoshta njihni dikë që është menaxher dhe ju ka treguar ndonjë gjë. E vërteta është që mund të jeni menaxher në një numër të madh pozicionesh, sektorësh dhe industrish. Por e bukura e menaxhimit është që gjatë karrierës, një njeri mund t’i provojë të gjithë llojet e pozicioneve në sektorë dhe industri të ndryshme. Jo gjithmonë me sukses, por gjithmonë me mundësi për të mësuar diçka të re.

Më poshtë po ju tregojmë 10 pika se si është në përgjithësi të jesh menaxher. Kjo listë mund të zgjatet deri në 100 lehtësisht, prandaj nëse jeni menaxher dhe keni diçka për t’ja shtuar listës, komentoni më poshtë.

  1. Mund të duhet të bëni qindra kilometra rrugë me makinë, çdo ditë.
  2. Do të duhet të mbani përgjegjësi jo vetëm për veprimet tuaja, por edhe të të tjerëve.
  3. Shpesh do ta keni trurin tek puna dhe duke diskutuar për punën, 24 orë në ditë, edhe të dielave, edhe kur të shkoni me pushime.
  4. Do të keni mundësinë të përjetoni diçka ndryshe, çdo ditë.
  5. Do të njihni shumë njerëz, të cilët për të mirën tuaj duhet t’i respektoni të gjithë.
  6. Karriera juaj mund të ndryshojë në departamente të ndryshme, në industri të ndryshme, shumë shpesh.
  7. Mund t’ju hapen dyer për t’u bërë sipërmarrës nga ajo që do të mësoni në kompani të ndryshme.
  8. Paga juaj mund të varet nga performanca juaj, sepse shpesh menaxherët paguhen me bonuse.
  9. Nëse keni dëshirë dhe vullnet, mund të mësoni shumë nga ata sipër jush, por edhe poshtë jush.
  10. Do të duhet të duroni presionin mbi ju dhe dyshimet ndaj jush.

Tani jeni ende larg punësimit si menaxher dhe keni studime përpara, për të cilat ju këshillojmë të jeni sa më të vëmendshëm. Mos u mjaftoni me librat apo çfarë ju thonë profesorët, por lexoni materiale shtesë, shihni video me leksione nga profesorë të huaj, lexoni mbi raste studimore të bizneseve të ndryshme dhe gjithashtu lexoni artikujt e menaxhim.com, për të cilat jemi të bindur që do t’ju ndihmojnë edhe gjatë studimeve, edhe kur të punësoheni si menaxher. Ju urojmë suksese dhe mirë se vini në Botën e Menaxhimit!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s