Si të bëhesh i pasur: Punësim apo biznes në rini?

A do të bëhesh i pasur financiarisht? Ky është një cikël artikujsh me këshilla nga Bota e Menaxhimit, për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve për të arritur sukses financiar në jetë, por kryesisht të rinjtë kanë mundësinë e artë për të ndjekur këto këshilla, pasi kanë në dorë asetin më të madh për njerëzit: kohën. Prezantimin e plotë të këtij cikli mund ta lexoni këtu.

Nëse je i ri dhe sheh shembuj nga bota, të personave që bëhen miliarderë që përpara moshës 30 vjeçare, gjëja që nuk duhet të bësh është të mendosh që ose duhet t’ia dalësh njësoj si ata të bëhesh i pasur, ose nuk ke mundësi tjetër. Rastet e njerëzve që pasurohen në moshë të re janë shumë të rrallë për t’u marrë si shembull dhe mund të të çojnë në rrugë të gabuar.

female-warehouse-worker_800

Çfarë duhet të bësh pra realisht kur sapo ke përfunduar shkollën dhe mezi pret të bësh sa më shumë para? A duhet të nisësh sa më parë një biznes tëndin me aq para sa ke, me ndihmë nga prindërit, apo me kredi?

Përgjigjia është jo, sepse probabiliteti që të dështosh është tmerrësisht i lartë. Ajo që duhet të bësh është të gjesh një punë. Mos prit punën ideale të ëndrrave të tua, por mjafton një punë. Nëse je me fat do të gjesh një pozicion që i përshtatet disi profilit tënd të studimeve, por edhe nëse jo, mjafton të gjesh një punë, sa më shpejt. Në këtë mënyrë mund të fillosh menjëherë të zbatosh pikën e parë të këshillave për t’u bërë i pasur “Paguaj veten në fillim” dhe gjithashtu të fillosh të menaxhosh të ardhurat e tua duke “kursyer”. Këto para që ti fiton do të të ndihmojnë në momentin kur do jesh vërtet gati të investosh në një ide biznesi.

Por nuk është vetëm kjo arsyeja pse nuk duhet të nxitohesh të hapësh një biznes. Arsyeja më e madhe është që duke filluar punë, do të mësosh gjëra rreth biznesit që në shkollë nuk t’i ka thënë askush dhe nuk i ke lexuar në asnjë libër. Eksperienca në secilin vend pune, duke nisur që nga kamarierët e shitësit, e deri tek menaxherët dhe drejtuesit, është aseti më i madh që do të fitoni nga një pozicion pune. Punësimin duhet ta quani përveç se burim të ardhurash, edhe investim në rritjen tuaj profesionale. Atë idenë e biznesit që ke patur, me kalimin e kohës do të jesh në gjendje ta modifikosh dhe ta perfeksionosh shumë më mirë.

Prandaj, hapi i parë që duhet të bëni drejt rrugës së pasurimit është të gjeni një punë. Mos tentoni të merreni me një biznes të ri menjëherë në rini, por filloni punë. Kjo është shumë e rëndësishme.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s