Çfarë nuk shkon me këtë kafene?

Pak ditë pasi nisëm me shërbimin e ri coffeeshop“Inspektimi i shërbimeve”, rezultoi që shumë pronarë biznesesh filluan të interesohen se si mund të përfitojnë prej këtij shërbimi. Me disa prej tyre procesi i gjetjes së mënyrës së duhur për të inspektuar është ende në zhvillim, por dua të ndaj me ju një rast me një pronar të një biznesi “bar-kafe” në Tiranë, xhiroja mesatare ditore e të cilit ishte në rënie të vazhdueshme që prej gati një viti.

Nuk ishte një lokal me sipërfaqe të madhe dhe shumë tavolina, por xhiroja kishte qenë e kënaqshme. Sigurisht i gjithë ky artikull vjen me pëlqimin e pronarit, si dhe lokali i të cilit do të mbeten të panjohur.

Pas takimit të parë mësuam disa fakte që na interesonin:

  • Pronari punonte njërin turn të ditës në banak duke përgatitur porositë e klientëve, ndërsa turnin tjetër një i punësuar. Ky i fundit kishte punuar prej 3 vjetësh në këtë pozicion.
  • Lokali kishte gjithashtu dy kamarierë që ndërronin turnin me njëri-tjetrin. Njëri kishte 4 vjet punë, ndërsa tjetri 6 muaj.
  • Biznesi ishte hapur prej 8 vitesh, ndërsa xhiroja e lokalit mesatarisht ishte përgjysmuar që nga viti i kaluar. Lokali ishte rimodeluar prej 2 vitesh. Fitimi i munguar për shkak të rënies së xhiros ishte rreth 100.000 lekë të reja në muaj.
  • Vizituam vendndodhjen e lokalit që ishte pranë një rruge kryesore në qytet. Pranë tij kishte biznese të tilla të ngjashme shumica e të cilëve kishin qenë aty prej shumë vitesh, por ishin rikonstruktuar/rimodeluar me kalimin e kohës.
  • Një lokal i ri ishte hapur prej 2 vitesh. Ishte zonë e preferuar për kafene, sepse të gjithë këto biznese funksiononin mirë dhe nga vëzhgimet e jashtme u pa se të gjithë kishin numër të kënaqshëm klientësh gjatë ditës.

Dyshimet e para që na lindën kishin të bënin me rritjen e cilësisë së shërbimit nga konkurrentët dhe mbetjen njësoj të shërbimit nga lokali që po inspektonim. Por me mendje nuk mund të zgjidhej ky problem, prandaj gjatë tre ditëve në vazhdim nisëm të inspektojmë në detaje shërbimin në kafene, pa harruar edhe konkurrentët.

Çfarë zbuluam realisht?

  1. Një nga arsyet kryesore që njerëzit duhet të jenë larguar nga frekuentimi i këtij lokali ishte shërbimi i keq nga kamarieri. Ajo që u vu re është që kamarieri me më shumë eksperiencë në punë (prej 2 vjetësh) kishte një sjellje të tmerrshme kundrejt klientëve. Shërbimi ishte i ngadaltë dhe kamarieri sillej sikur klientët i kishin ndonjë borxh. Porositë vonoheshin, tavolinat nuk pastroheshin si duhet, ndërkohë që kamarieri kalonte kohën duke u marrë me celularin e tij. Nuk e dimë nëse ky punonjës është sjellë që në fillim kështu, ndoshta puna i është mërzitur me kalimin e kohës dhe sjellja e tij ka ardhur nuk u përkeqësuar. Pronari nuk e kishte vënë re këtë përkeqësim në shërbim në lokalin e tij, por klientët në këtë mënyrë largohen një nga një, sidomos në rastin kur rreth e rrotull ndodhen disa kafene të tjera me shërbim të mirë.
  2. Përveç uljes në kafene për të kaluar kohën, për të bërë muhabet dhe për t’u argëtuar në përgjithësi, ka shumë njerëz që vlerësojnë kafen e mirë si shumë të rëndësishme në një lokal. Testuam kafetë e të gjithë konkurrentëve në zonë dhe pamë që tek lokali jonë cilësia duhej përmirësuar.
  3. Pamë që konkurrentët ofronin produkte snacks për të ngrënë dhe kishin ecuri të mirë. Lokali jonë nuk ofronte asgjë të tillë.
  4. Vumë re probleme të ndryshme të vogla në arredim, të cilat mund të rregulloheshin pa ndonjë investim të madh.

Shkurtimisht rekomandimet për kafenenë që inspektuam:

  • Ndryshimi i kamarierit, me dikë që do të marret në punë edhe me aprovim nga Bota e Menaxhimit. Paga e tij mund të rritet pak.
  • Ndryshimi i kafesë që përdorej me një tjetër që është më cilësore, për të njëjtin çmim blerjeje.
  • Shtimi i produkteve snacks, por edhe shtim i asortimentit të pijeve. Ndryshim i ujit me shishe. Përgatitje e menuve të reja.
  • Përmirësime në arredim me kosto të vogla dhe ri modelim i vendosjes së tavolinave. Zbukurim me bimë i ambjentit jashtë.
  • Këshillim pronarit se si mund të menaxhojë dhe drejtojë më me efiçencë kafenenë dhe mbi të gjitha si të kontrollojë shërbimin e ofruar nga biznesi i tij.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s