Si të bëhesh i pasur: Kursimi i parave

A do të bëhesh i pasur financiarisht? Ky është një cikël artikujsh me këshilla nga Bota e Menaxhimit, për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve për të arritur sukses financiar në jetë, por kryesisht të rinjtë kanë mundësinë e artë për të ndjekur këto këshilla, pasi kanë në dorë asetin më të madh për njerëzit: kohën. Prezantimin e plotë të këtij cikli mund ta lexoni këtu. Ndërsa më poshtë mund të lexoni të gjithë artikujt:

Pas këshillës së parë dhe më të rëndësishme “Paguaj veten në fillim”, më poshtë do kalojmë në këshillën tjetër që për shumë njerëz mund të jetë pengesë për të kryer me sukses këshillën e parë. Si të kontrollojmë shpenzimet, ose shkurt: të kursejmë.  Ose më gjatë: Të gjithë ne blejmë pafund gjëra nga më të ndryshmet që nuk na duhen.  Disa më shumë, disa më pak.

savings

Disa nga shpenzimet më të mëdha që mund të shmangen gjatë muajit janë:

  1. Veshjet dhe aksesorët. Shumicës mezi u nxë dollapi rrobat, dhe përsëri të gjithë ankohen se nuk kanë çfarë të veshin. Mos shpenzo për rroba/këpucë/çanta aq shumë. Bli vetëm gjërat e nevojshme dhe nuk ka pse të jenë marka të kushtueshme. Për njerëzit që kanë miliarda dollarë, si Warren Buffet, Steve Jobs, Bill Gates, Mark Zuckerberg, etj. veshja është fare e parëndësishme për ta, sepse nuk duan të provojnë asgjë përpara të tjerëve rreth statusit të tyre (meqë të gjithë e dinë).  Një orë 2000 lekëshe, e mban kohën njësoj si një 100.000 lekëshe.
  2. Makina. Aq e nevojshme sa është, aq edhe e zbraz buxhetin e gjithësecilit. Nuk ka rëndësi sa është vlera e makinës, shpenzimet e karburantit, mirëmbajtjes dhe taksave, janë të mëdha. Nëse ke ndërmend të bëhesh i pasur, mos mbaj një makinë sepse ato para do të të duhen. Ec në këmbë, biçikletë, apo autobus. Nuk është sakrificë e madhe.
  3. Shtëpia. Nëse jeton me prindërit dhe ke mundësi të rrish aty akoma, është mirë. Nëse të duhet të lëvizësh nga ata, merr shtëpi të lirë me qera dhe ndaje qeranë me dikë tjetër. Nëse jeton me dikë tjetër, ndan edhe qeranë edhe shpenzime të tjera të shtëpisë.
  4. Teknologjia. Kjo është fusha që ta bën me sy 24 orë për të të marrë paratë. Ke mundësi të pafundme për të shpënzuar para në pajisjet teknologjike për t’u argëtuar, për të shitur mend, për të patur në TV 1000 kanale që nuk i sheh asnjëherë dhe për kaluar kohën. Shumë rrallë, dikujt i duhet një pajisje e shtrenjtë si investim. Të tjerët shpenzojnë kot. Një telefon 20.000 lekë, është njësoj i mirë në 99% të rasteve me një telefon 100.000 lekësh.
  5. Baret dhe restorantet. Sigurisht që njeriu ka nevojë të argëtohet dhe të heqë stresin duke dalë herë pas here me shoqërinë, por tek paratë që shpenzojmë për të pirë dhe për të ngrënë jashtë, ka gjithmonë vend për të kursyer. Është e tepërt që të harxhohen 500-1000 lekë për një pije vazhdimisht. Gjithashtu, gatimi në kushte shtëpie është më pak se cereku i kostos që të bie po të hash në restorant.
  6. Veset. Hiq menjëherë dorë nga veset si duhani, alkooli, drogën zëre se nuk po e përmend fare, bixhozi, llotaritë, bastet sportive, kazinotë dhe gjithçka që është provuar prej shekujsh që nuk kanë asnjë të mirë përveç problemeve shëndetësore, sociale dhe financiare.

Nëse kurseni në këtë mënyrë, do të keni mundësi të paguani veten jo 10%, por deri në 50% sipas të ardhurave mujore që keni për momentin. Jam i sigurt që shumica e njerëzve do të mendojnë se këto janë sakrifica të mëdha dhe nuk ia vlejnë, sepse të gjithë të tjerët nuk bëjnë një jetë ku kursejnë në gjithçka. Por kjo është pikërisht arsyeja që shumica e njerëzve nuk bëhen asnjëherë të pasur dhe i shkon gjithë jeta duke jetuar muaj pas muaji dhe nuk arrijnë pavarësi financiare. Nëse edhe ti sillesh njësoj si të gjithë, atëherë mos prit rezultate të ndryshme nga të gjithë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s