Si të bëhesh i pasur: Paguani veten në fillim

A do të bëhesh i pasur financiarisht? Ky është një cikël artikujsh me këshilla nga Bota e Menaxhimit, për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve për të arritur sukses financiar në jetë, por kryesisht të rinjtë kanë mundësinë e artë për të ndjekur këto këshilla, pasi kanë në dorë asetin më të madh për njerëzit: kohën. Prezantimin e plotë të këtij cikli mund ta lexoni këtu.

Këshilla e parë dhe ndër më të rëndësishmet për të arritur pasuri është: të paguash veten në fillim. Ky është një princip që nuk duhet shmangur asnjëherë që nga momenti që ju filloni të fitoni të ardhura. Këto të ardhura mund të jenë çfarëdo shume parash që hyn në xhepin tuaj, si për shembull paga mujore që merrni, para të dhëna nga prindërit, fitim nga biznesi, prona të patundshme etj.

payyourself2

Për thjeshtësi në vazhdim po supozojmë një person që ka pagën mujore si e ardhur e vetme e vazhdueshme. Të paguash veten në fillim, do të thotë që përpara se të fillosh të shpenzosh të ardhurat e fituara, duhet të heqësh mënjanë një përqindje për veten tënde. Nuk ka rëndësi për momentin se sa është kjo përqindje, mjafton që të filloni të lini mënjanë diçka për veten tuaj, që më vonë këto para mund t’i investoni, sado të jetë shuma e mbledhur.

Këshilla është që të filloni duke paguar veten me të paktën 10% për çdo pagë që merrni. E keni pagën 20.000 lekë, paguani veten 2000 lekë në muaj. E keni pagën 100.000 lekë, paguani veten 10.000 lekë në muaj. Ky duhet të jetë minimum, por në varësi të të ardhurave mund ta rrisni këtë përqindje. E theksoj, lini mënjanë në një llogari kursimi këto para që në fillim dhe nuk duhet t’i shpenzoni asnjëherë. Blerja e rrobave, mobiljeve, pajisjeve elektronike, makinave, etj. nuk janë investime, por shpenzime. Do të flasim edhe për mënyrat më të mira për të investuar këto para.

Piggy Bank

 

Shumë njerëz mund të mendojnë që të fillojnë ta ndjekin këtë strategji pasi t’i rritet rroga, ose pasi të heqin disa shpenzime që duhet të bëjnë përpara, por nëse nuk filloni menjëherë të paguani veten në fillim, edhe nëse  do të keni miliona lekë më vonë, do ta keni të vështirë të lini para mënjanë për t’i investuar. Sa më parë të nisni, aq më të pasur do të bëheni. Paratë të cilat do të mblidhni nga pagimi i vetes, do të jenë baza për t’u përdorur për të investuar dhe për t’u pasuruar.

Të gjithë ata që duke lexuar këto rreshta vrasin mendjen se si mund të lënë para mënjanë kur jetojnë me vështirësi muaj pas muaji dhe mezi arrijnë tek dita që marrin rrogën, atëherë për këta persona vlen këshilla e rradhës, që në fakt është para-këshilla, që merret e mirëqënë se do të realizohet nga ata që duan të arrijnë sukses financiar në jetë. E kjo këshillë është: menaxhimi i të ardhurave dhe kontrolli i shpenzimeve.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s