Si të bëhesh i pasur? Prezantim

A do të bëhesh i pasur financiarisht? Ky është një cikël artikujsh me këshilla nga Bota e Menaxhimit, për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve për të arritur sukses financiar në jetë, por kryesisht të rinjtë kanë mundësinë e artë për të ndjekur këto këshilla, pasi kanë në dorë asetin më të madh për njerëzit: kohën.

Janë këshilla që shumë njerëz të cilët i kanë mësuar vonë në rrugën e jetës, do të jepnin gjithçka që të ktheheshin në moshën e përshtatshme për t’i zbatuar dhe për të ndryshuar të ardhmen e tyre. Nëse je rreth 20 vjeç dhe po lexon këto rreshta, atëherë duhet të besosh që je me fat dhe në vendin e duhur për të mësuar pikërisht këshillat më thelbësore financiare që do të ndryshojnë jetën tënde.

17FD8D36-65F2-4EFA-9037-1930FF25ECE6

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që përveç disa rasteve të veçanta, pjesa më e madhe e personave që arrijnë sukses financiar në jetë, fillojnë të punojnë për këtë gjë që rreth moshës 20 vjeçare. Në vazhdim do të shohim një nga një këto këshilla se si mund të filloni tani, jo vetëm nëse jeni 20 vjeç, por gjithmonë do të jeni në kohë për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare.

Ka disa njerëz për të cilët këto këshilla nuk do të mund të kenë ndikimin e duhur dhe janë të paktën tre kategoritë e mëposhtme:

  1. Ata që nuk e shohin suksesin financiar si shumë të rëndësishëm dhe kanë interesa të tjera në jetë.
  2. Ata që nuk sakrifikojnë dot sjelljen dhe jetën e sotme për të ardhmen e tyre.
  3. Ata që duan t’i shohin rezultatet në afatshkurtër. Jo, këto këshilla vlejnë vetëm po u zbatuan në mënyrë sistematike dhe vizioni juaj është të mendoni pas 20, 30, 40 vjetësh.

Këshillat do të publikohen gradualisht, por janë të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën dhe është e vështirë që të ndiqni disa nga ato, duke shmangur disa të tjera dhe sërisht të arrini suksesin e pretenduar. Gjithashtu, me realizimin e këtyre këshillave në jetë nuk do të beheni domosdoshmërisht i pasur, por ju premtoj që suksesi financiar që do të arrini në jetë do të jetë dhjetra herë më i madh sesa po të mos i ndiqni këto këshilla.

Është ndryshim shumë i madh që dikë mosha 30 vjeçare ta gjejë tërësisht të pavarur financiarisht dhe në gjendje të përballojë jetën duke plotësuar çdo nevojë, me dikë që 30 vjeç mbahet me kontributet e familjarëve, me ndonjë punë të rastit dhe nuk është në gjendje të përballojë i pavarur jetën. Është ndryshim i madh që dikush 40 vjeç të ketë siguri financiare, shtëpi, para të lëna mënjanë apo të investuara, me dikë që 40 vjeç është me borxhe. Pra, jo të gjithë do të bëhen miliarderë, por nëse këto këshilla kombinohen me vullnet të hekurt, sakrificë të madhe, pasion, talent dhe fat, atëherë nuk ka limit për suksesin që mund të arrini.

Advertisements

Një koment

  1. […] A do të bëhesh i pasur financiarisht? Ky është një cikël artikujsh me këshilla nga Bota e Menaxhimit, për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve për të arritur sukses financiar në jetë, por kryesisht të rinjtë kanë mundësinë e artë për të ndjekur këto këshilla, pasi kanë në dorë asetin më të madh për njerëzit: kohën. Prezantimin e plotë të këtij cikli mund ta lexoni këtu. […]

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s