3 trendet kryesore që do të ndikojnë në 2014 mbi shitjet dhe marketingun

Duke parë të gjithë zhvillimet dhe ndryshimet e shpejta teknologjike dhe sociale që po ndodhin, është koha që të rimendohet vizioni rreth planit të shitjeve dhe marketingut në biznese. Më poshtë po listojmë disa nga trendet që besojmë që duhen patur parasysh në strategjinë e biznesit tuaj në vitin 2014.

Ndryshimi në sjelljen e konsumatorëve

Pak rëndësi ka nëse jeni në biznesin e shitjeve me pakicë, prodhimit industrial apo shërbimeve, pasi në secilën nga këto sektorë sjellja konsumatore po ndryshon në mënyrë kritike. Sjelljet tradicionale po shkatërrohen dhe prandaj edhe taktika e menaxhimit të tyre duhet të përshtatet. Çfarë të bëjmë? Ndryshim i strategjive dhe taktikave të shitjes dhe marketingut, me sytë nga mediat e reja, bota online, ndryshimi i kanaleve të shpërndarjes, etj. Studioni industritë e tjera dhe jini të parët që adaptoni taktikat e reja në tregun ku operoni.

Marketingu po shndërrohet nga art në shkencë

Funksioni i marketingut pritet të merret më tepër me të dhëna dhe matje shkencore, duke lënë pas anën e butë dhe artistike që ky funksion ka patur gjithmonë. Çfarë të bëjmë? Kur punësoni marketerë të rinj, kini parasysh që të jenë të aftë të kryejnë analiza statistikore, të dhënë pas teknologjisë dhe sa më kreativë. Si për stafin e ri ashtu edhe për ekzistuesin, trajnimet në këtë aspekt do të ndihmonin së tepërmi.

Rritje e nevojës për bashkëpunim mes shitjes dhe marketingut

Me rritjen e përdorimit të internetit, konsumatorët nuk presin më që informacioni t’u serviret. Ata nuk presin që kompanitë të shkojnë dhe t’ju marketojnë apo shesin produktet e tyre. Konsumatorët kanë filluar të veprojnë në mënyrë të pavarur kur kërkojnë të plotësojnë nevojat e tyre. Çfarë të bëjmë? Meqë konsumatorët po ndryshojnë mënyrën e blerjes së produkteve tuaja, është shumë e rëndësishme që ekipet e shitjes dhe marketingut të ndërveprojnë dhe të shkëmbejnë të dhënat e tyre, për t’u bërë pjesë ‘me forcë’ e procesit të blerjes nga konsumatorët.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s