10 gabimet më të shpeshta në përgatitjen e një CV-je

Kemi parë shumë CV dhe aplikime për punë dhe të jemi realist shumë pak prej tyre janë tërësisht serioze, profesionale dhe pa gabime. Por disa nga gabimet janë më të dukshme dhe më të shpeshta. Dhjetë prej tyre, së bashku me zgjidhjet përkatëse po i listojmë më poshtë:

1. Fotoja

Nëse keni vendosur të përfshini një foto tuajën në krye të CV-së, sepse ndoshta është edhe e kërkuar, sigurohuni një të jetë një foto e përshtatshme. Fotot që keni dalë në ambjent dasmash, në makinë, apo në dhomën tuaj, hidhini në Facebook nëse ju pëlqejnë, por jo në CV. Zgjidhni foto serioze, me ndriçim të mirë, mundësisht të realizuar nga një fotograf, siç realizohen fotot për pasaportë.

2. Shumë e shkurtër/Shumë e gjatë

Me shumë mundësi, personi që do të lexojë CV-në tuaj dhe do të bëjë një përzgjedhje fillestare, i anashkalon menjëherë CV-të që janë më pak se 1 faqe. Ai person mund të jetë kandidat shumë i përshtatshëm për atë vend pune, por me 1 faqe CV, pak veta do t’ju marrin seriozisht. CV-ja duhet të jetë nga 2 deri në 4 faqe, ndërkohë që ato me më shumë se 4 faqe konsiderohen tepër të gjata dhe të lodhshme.

3. Pamja dhe shkrimi

Duhet patur kujdes me disa elementë të formatit të CV-së. Për shembull madhësia dhe lloji i shkrimit duhet të jenë uniformë dhe jo një fjalë me Times New Roman 12 e fjala tjetër me Arial 10. Përdoreni Bold me kujdes dhe jo në shumicën e CV-së. Ndodh vërtet shpesh që një CV e mirë të ‘shkatërrohet’ nga probleme të tilla që shqetësojnë syrin e lexuesit. Kujdes me gabimet ortografike!

4. CV-ja nuk është autobiografi

Ndodh shpesh që CV-të të shkruhen në formë autobiografie, pa patur një strukturë të qartë dhe të rregullt. Ata fillojnë dhe tregojnë për veten dhe eksperiencat e tyre në fjali, duke vazhduar rresht pas rreshti në paragraf. “Unë kam punuar këtu ku kam bërë këtë dhe atë, pastaj ndërrova punë dhe shkova aty ku merresha me këtë, etj etj.” Një stil të tillë mund ta përdorni të paktën tek letra e interesit.

5. Mos bëni copy-paste nga CV të tjera

Pse? Arsyet janë të ndryshme, ku përfshihet fakti që mund të ngelin pohime të pavërteta për ju, si për shembull aftësi që ju nuk i zotëroni vërtetë. E nga dallohet një CV e bërë copy-paste? E thjeshtë. Kjo dalohet kur për shembull në CV-në e një mashkulli përdoren shpesh mbiemrat ‘e zonja’, ‘e përgatitur’, etj. (Ndodh!)

6. Gjuha e huaj mjaftueshëm?

Një detaj që vërtet tregon mungesë profesionalizmi është kur në CV shkruhet se niveli i një gjuhe të huaj është ‘mjaftueshëm’. Anglisht: mjaftueshëm, Frengjisht: mjaftueshëm, Italisht: mjaftueshëm… Mjaftueshëm për çfarë? Si mund të përcaktojë aplikanti nëse niveli i tij i gjuhës është i mjaftueshëm për vendin e punës ku po aplikon ose jo? A është më mirë që nivelet e gjuhëve të përcaktohen mbi bazën e standardeve ndërkombëtare që variojnë nga A1 deri në C2? Mjaftueshëm më mirë.

7. Formati i CV-së

Lexoni me kujdes njoftimin për pozicionin e punës nëse përcakton formatin e dëshiruar të CV-se, pra kryesisht nëse duhet PDF apo word. Nuk ka një preferencë të përgjithshme. Ndërsa PDF duket më profesionale, word është më e thjeshtë për t’u përpunuar nga kompanitë prandaj disa preferojnë këtë format. Por në asnjë mënyrë mos përdorni format fotoje për një CV (jpeg)! As për një dizenjues nuk tolerohet CV-ja në format fotoje, ku të dhënat janë shkruar duke përdorur Photoshop apo Paint.

8. Rradhitja e informacionit

Në fillim të dhënat personale dhe fotoja. Pastaj vazhdohet me eksperiencat e punës nga më e afërmja deri tek më e largëta. Më pas, shkollimi sipas të njejtës logjikë. Më pas trajnimet, gjuhët e huaja, aftësitë e tjera të ndryshme. Një format CV-je i pëlqyer është ai i Europass të cilin mund ta shkarkoni këtu.

9. Metodat e kontaktit

Qëllon që në CV të mos jepet numri i telefonit, ose ky i fundit të jepet gabim. Kini shumë kujdes me të dhënat e kontaktit. Është e vërtetë që ju me shumë mundësi e dërgoni aplikimin me një adresë emaili, por së pari nuk ndodh gjithmonë kështu, e së dyti punëmarrësi mund të kërkojë që të përzgjedhurit vetëm të telefonohen për të caktuar intervistën dhe mos të kontaktohen në asnjë rast me email.

10. Dërgimi i email-it

Dy gjëra janë të rëndësishme në këtë pikë të fundit. Së pari, nuk ju kushton asgjë të përshëndesni dhe të jeni të sjellshëm me lexuesin e emailit tuaj dhe t’i vendosni një titull emailit. Shenjë e pamohueshme përtacie dhe papërgjegjësie! Së dyti, mos harroni të bashkangjisni CV-në tuaj në email. Ndodh shpesh!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s