Studimi 75 vjeçar tregon sekretet për jetë të lumtur!

Po nëse do të ekzistonte një studim dedikuar zbulimit të sekretit për një jetë me kuptim dhe të lumtur? Një studim i tillë do të duhej të ishte kryer përgjatë shumë dekadave, duke ndjekur jetën e personave realë nga fëmijëria deri në pleqëri, në mënyrë që të kuptohet se si ata ndryshojnë dhe se çfarë mësojnë gjatë jetës. Ky studim do të ishte shumë ambicioz për t’u ndërmarrë.

Vetëm se… një grup studiuesish nga Harvardi e kanë kryer vërtetë, duke prodhuar disa përgjigje rreth çelësit të një jete të lumtur dhe të kuptimtë. Studimi, i njohur si Harvard Grant Study, ka ndjekur 268 studentë të klasave 1938-1940 në Harvard, deri tani kur ata janë mbi 90 vjeç, për 75 vjet me rradhë. Të dhëna të ndryshme u mblodhën rreth aspekteve të ndryshme të jetës së tyre nëpërmjet intervistave të vazhdueshme. Të gjithë përfundimet janë universale.

Një prej drejtuesve të këtij studimi gjatë viteve 1972-2004, George Vaillant ka shkruar një libër rreth gjetjeve të këtij studimi. Më poshtë, ai rendit pesë mësime që çdo njeri mund të nxjerrë nga i gjithë ky studim 75 vjeçar, në ndjekje të lumturisë dhe kuptimit në jetë.

Dashuria është vërtet gjithçka që ka rëndësi

Mund të duket e ditur, por gjithsesi mbetet e vërtetë. Dashuria është thelbësore për një jetë të lumtur dhe përmbushëse. Ka dy kushte të lumturisë. E para është vetë dashuria, ndërsa tjetra është gjetja e një mënyre jetese që nuk e largon dashurinë nga vetja. Vaillant thotë se gjetja më e rëndësishme e studimit është që gjëja e vetme që ka rëndësi në jetë janë marrëdhëniet. Një njeri mund të ketë karrierë të suksesshme, para dhe shëndet të mirë, por pa një marrëdhënie mbështetëse dhe dashurore, ai nuk do të jetë i lumtur.

Jeta nuk është vetëm pushtet dhe para

Rezultatet e këtij studimi u përputhën me studime të tjera në pikën që, zotërimi i shumë parave dhe pushteti nuk do të thotë më shumë lumturi. Kjo nuk do të thotë që paratë dhe karriera nuk kanë rëndësi fare. Por ato janë vetëm një pjesë e vogël e një pikture të madhe. E nëse mund të na duket tepër të rëndësishme për momentin, rëndësia e tyre zhduket kur shihen në kontekstin e plotë të jetës. “Në lidhje me arritjet, e vetmja gjë që ka rëndësi në karrierë është që të kesh një punë që e bën me qejf.”, thotë Vaillant.

Pavarësisht se si e fillojmë jetën, të gjithë ne mund të bëhemi të lumtur

Një prej pjesëmarrësve në studim, Godfery Minot Camille, u pa në fillim të studimit si ndër individët më pak të mundshëm për të qenë të lumtur. Të gjithë të dhënat tregonin që ai nuk do të kishte një të ardhme të qëndrueshme dhe se ishte një person që kishte tentuar vetëvrasjen më parë. Por në fund të jetës së tij, ai ishte një ndër më të lumturit. Pse? Ai shpenzoi pjesën tjetër të jetës duke kërkuar dashurinë.

Lidhjet shoqërore janë faktor kyç

“Gëzimi është lidhje,” shprehet Vaillant. “Sa më tepër lidhje të krijosh në fusha të ndryshme të jetës, aq më mirë.”

Studimi tregoi që lidhjet e forta janë shumë të rëndësishme për një jetë të lumtur. Rëndësia e tyre, rritet sa vjen e më shumë me kalimin e jetës. Studimi ka treguar gjithashtu që lidhjet shoqërore ndihmojnë në jetëgjatësi dhe në reduktimin e niveleve të stresit.

Sfidat mund t’ju bëjnë më të lumtur

Një prej karakteristikave kryesore të kalimit të një individi nga papjekuria në pjekuri, ka të bëjë me mënyrën e përballjes me sfidat e jetës. Aftësia për të krijuar diçka të vlefshme nga situatat e vështira, luan një rol kryesor në mirëqënien e njerëzve. Sekreti për ta bërë këtë gjë është zëvendësimi i egoizmit kur merresh me problemet, me një mënyrë më mendjehapur dhe të lidhesh me diçka. Vaillant e shpjegon këtë me shembujt e Nënë Terezës dhe Bethovenit.

Nënë Tereza ka patur një fëmijëri të tmerrshme dhe jeta e saj e brendshme shpirtërore ka qenë vërtet e dhimbshme. Por ajo pati më vonë një jetë shumë të suksesshme duke u kujdesur për njerëzit e tjerë. Gjë që do të ishte e pamundur nëse egozimi do të ishte pjesë e saj.

Krijimtaria është një mënyrë tjetër për t’u përballur me sfidat e jetës dhe për të arritur kuptimin e saj. Sekreti i Bethovenit ishte që arriti t’i bënte ballë mjerimit përmes artit të tij. Ai u lidh me muzikën e tij.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s