Rregulli 80-20 dhe çfarë të mësojmë prej tij?

Shkurtimisht sipas këtij rregulli, të quajtur ndryshe si Principi i Paretos “rreth 80% e pasojave, vijnë nga 20% e shkaqeve.”

Me siguri shumë prej jush kanë dëgjuar për rregullin 80-20, por shumë mund ta shohin me mospërfillje dhe u duket se nuk ka ndonjë lidhje me menaxhimin e përditshëm të punëve në një kompani. Cilat janë disa nga observimet e këtij rregulli në lidhje me bizneset?

  • 80% e të ardhurave, vijnë nga 20% e klientëve
  • 80% e ankesave, vijnë nga 20% e klientëve
  • 80% e shitjeve, vijnë nga 20% e produkteve
  • 80% e inovacioneve, vijnë nga 20% e stafit
  • 80% e fitimit, vijnë nga 20% e përpjekjeve të investuara

Dhe e fundit për të cilën dua të ndalem më tepër në këtë shkrim, 20% i fundit i realizimit të një detyre/projekti, kërkon 80% të përpjekjeve, kohës dhe buxhetit.

 

Këto të dhëna duhet të na mësojnë që ka një hapësirë të madhe veprimi në 80% e mbetur të përpjekjeve, klientëve, punonjësve, apo produkteve. Në disa raste, duhet gjetur mënyra se si për shembull 80% e klientëve të arrijnë më shumë se vetëm 20% të të ardhurave, duke minimizuar kështu efektet e humbjes së një klienti të rëndësishëm. Por në raste të tjera, kur burimet e disponueshme janë shumë të kufizuara, duhet të mësojmë që nuk duhet të përpiqemi pafundëisisht për të arritur diçka që në fakt nuk na shpërblejnë si duhet. Pra nuk duhet të biem dakord që 80% e përpjekjeve të arrijnë vetëm 20% të fitimeve. Të gjithë këtë sasi përpjekjesh mund t’i shpenzojmë për gjëra më të vlefshme.

Disa menaxherë duan të jenë perfektë, të arrijnë 100% të gjithçkaje. Problemi me këtë qasje është që kjo nuk është e mundur. Nuk do të keni kurrë kohën dhe burimet e mjaftueshme për të realizuar një detyrë 100%. Nuk do të ekzistojë kurrë produkti perfekt, apo projekti perfekt. Do të duhet të lëshohet pe në cilësi, në afate, apo diku tjetër.

Menaxherët kanë në çdo kohë shumë detyra për të kryer, njerëz për t’u supervizuar, kriza për të shmangur. Kjo është arsyeja pse menaxherët ekzistojnë. Nëse jeni menaxherë, duhet të kuptoni që jeni menaxherë të burimeve të pamjaftueshme dhe detyre juaj është të gjeni kombinimin më të mirë të tyre për të qenë sa më efiçent.  Përballuni me faktin që nëse do të ekzistone projekti perfekt, i përfunduar në kohë e duhur, brenda buxhetit dhe me një produkt perfekt,  nuk do të nevojiteshin menaxherët.

80% nuk është pak dhe në shumë raste është mjaftueshëm. Ato 20% mund të rimendohen, pasi mund t’ju kushtojnë 80% të kohës dhe buxhetit. Ndonjëherë nuk do ia vlejë. Këtë duhet të kuptoni ju si menaxherë, të analizoni se kur ia vlen dhe kur jo.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s