apple

3 videoreklamat më të mira informatike

Kemi vendosur të bëjmë këtë listë të shkurtër prej vetëm 3 reklamash televizive të kompanive informatike. Mendojmë që këto të treja janë ato që lenë më shumë mbresa tek shikuesit dhe kanë ndikuar gjithashtu në mënyrë të dukshme në perceptimin e njerëzve për secilën nga këto kompani. Kemi vendosur edhe një koment për secilën. Shikim të këndshëm!

3. Internet Explorer – Child of the 90s (Fëmijë i viteve 90) – Viti 2013

E kemi renditur këtë reklamë të tretën në këtë listë për shkak se ishte reklama e duhur, në kohën e duhur dhe me mesazhin e duhur. Target grupi është i qartë për Microsoft në këtë reklamë, kryesisht të lindurit në vitet 80-90, por mesazhi nuk është vetëm për ta. Është për çdo përdorues interneti, pasi me këtë reklamë Internet Explorer pranon gabimet e mëparshme (me justifikimin që çdo i ri bën gabime) dhe tregon se tashmë edhe ata janë rritur dhe janë bërë gati për të marrë përgjegjësitë e tyre. Por nëse kjo reklamë do kishte dalë në një periudhë më të hershme, kur produkti i Internet Explorer do kishte ende probleme, atëherë e gjithë reklama do të dështonte pasi nuk do të përputhej me realitetin dhe njerëzit do të zhgënjeheshin më shumë. Por Internet Explorer ishte i sigurt që kishin një produkt vërtet cilësor në momentin që nxorrën këtë reklamë.

2. HP – Make it Matter (Bëje të ketë rëndësi) – Viti 2012

Një nga kompanitë më të mëdha të kompjuterave në botë, HP, ka gjithmonë nevojë të krijojë një ndjenjë afrimiteti me përdoruesit e saj. Me këtë reklamë inspiruese, gjatë së cilës shfaqen gjatë gjithë kohës produkte të ndryshme HP, synimi është që njerëzit të perceptojnë që kompania nuk kërkon vetëm të shesë një produkt, por kërkon të krijojë produkte që i përshtaten gjërave që njerëzit duan të arrijnë. Kjo reklamë është realizuar më shumë për ata që janë përdorues të HP, për t’i qëndruar besnik kësaj marke. Realizimi i mirë, teksti inspirues, video interesante dhe fakti që mesazhi mbetet koherent edhe nëse shihet pas 100 vjetësh, e rendit në vend të dytë këtë reklamë në listën tonë.

1. Apple – Crazy Ones (Të çmendurit) – Viti 1997

Kjo reklamë nuk është vetëm e para në listën tonë, por edhe në shumë lista të tjera për reklama më të mira, jo vetëm në sektorin e informatikës, por edhe në përgjithësi. Apple ka realizuar reklamën e duhur për të shoqëruar slloganin e saj të famshëm “Think different” (Mendo ndryshe). Një ndër të veçantat e saj është që përveç mesazhit që u transmeton njerëzve se Apple është ndryshe, inovatore, e çmendur dhe me qëllimin për të ndryshuar botën, ka një mesazh mjaft konkret edhe për vetë punonjësit e saj. Apple ka qenë në kohë krize në vitin 1997 dhe kërkonte që ringritja së pari të vinte nga punonjësit. Që ata të kishin besim tek vetja, që ata të inspiroheshin dhe të krijonin gjëra të jashtëzakonshme. Çfarë ndodhi nga viti 1997 deri më sot me Apple e dimë të gjithë, por hapi i parë ishte kjo reklamë.

CIla është reklama e preferuar nga ju? A keni parë ndonjë reklamë tjetër interesante nga kjo industri? Ju ftojmë ta ndani në komentet e mëposhtme!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s