Businessman zen

U bëre menaxher. Po tani?

Të arriturit në një pozicion menaxherial sjell përgjegjesi të shtuara në punën e përditshme të individëve. Promovimi nga punonjës i thjeshtë në menaxher, mund të mos jetë një proces i lehtë për të gjithë. Më poshtë po tregojmë 5 pika mbi të cilat Bota e Menaxhimit (në varësi të rolit specifik menaxherial) ju këshillon të mbështeteni për ta bërë këtë ndryshim sa më të natyrshëm dhe frytëdhënës për ju dhe kompaninë ku punoni. Sigurisht, disa pika mund t’u hyjnë në punë edhe menaxherëve më të vjetër.

1. Financat (buxheti)

Është e rëndësishme të njiheni sa më shpejt me çështjet financiare që lidhen me pozicionin tuaj. Në këtë mënyrë mund të dini menjëherë se çfarë është e arritshme dhe çfarë jo. Gjithashtu edhe përmes analizave që ju do të bëni në të ardhmen, mund t’u vini në dukje menaxherëve sipër jush, nëse buxheti juaj është i mjaftueshëm, nëse do të kërkoni rritje buxheti dhe për çfarë arsyeje. Duhet të njiheni në mënyre perfekte me kostot me të cilat keni lidhje dhe me çmimet e produkteve nëse jeni menaxher shitjesh apo marketingu.

2. Menaxhimi i klientëve

Jo çdo pozicion menaxherial ka të bëje drejtpërdrejtë me klientët e kompanisë, por për menaxherët që do të kenë lidhje me klientët, kjo pikë ndoshta është më e rëndësishmja. Sipas një ‘rregulli’ të famshëm, nga lista totale e klientëve, 20% e tyre sjellin në kompani 80% të të ardhurave. Prandaj kërkoni listën e klientëve me gjithë të dhënat e tyre të viteve të fundit. Identifikoni ata më të rëndësishmit dhe kujdesuni që t’i kënaqni sa më shumë. Gjithashtu, analizoni klientët më të vegjël për të rritur shitjet edhe me ta. Takojini klientët, dëgjojini me kujdes dhe vëreni veten në vend të tyre.

3. Takime të rregullta me vartësit

Një nga llojet e reja të suksesshme të takimeve të punës, janë ato ‘kokë më kokë’. Mbledhjeve me shumë persona u ka dalë tashmë nami si të lodhshme dhe që nuk sjellin ndonjë rezultat. Ndërsa takimet personale me vartësit, përveçse jane më produktive në kuptimin e gjërave, krijojnë edhe më tepër lidhje të ngushtë në marrëdhënien menaxher-vartës. Kjo shton besimin reciprok dhe dëshirën për t’i bërë gjërat në interes të të dyja palëve. Ju si menaxher do të kuptoni shumë shpejt nëse diçka nuk shkon me punonjësit dhe si mund të rregullohet një problem. Gjithashtu, edhe ata nga ana e tyre do të jenë më të hapur dhe të pandikuar nga prania e të tjerëve. Nëse këto takime do të vendosen për shembull 1 herë në javë, në të njëjtën ditë dhe orë, kjo do të bëjë që të dyja palët të vijnë në takim të përgatitur dhe ta marrin atë me seriozitet.

4. Përshtatja e misionit/strategjisë me detyrën e re

Megjithëse misioni i kompanisë është një për të gjithë dhe çdo pjestar i organizatës duhet të punojë për të, mënyra se si i përshtatet misioni profesioneve të ndryshme nuk është e njejtë. Kjo vlen edhe për strategjinë. Prandaj, kontributi i një punonjësi në realizimin me sukses të misionit të kompanisë, është e ndryshme nga ajo e një menaxheri. Me këtë dua të them se shumë menaxherë të rinj, vazhdojnë të mendojnë si punonjës dhe të mos kryejnë siç duhet detyrën e tyre të re. Ata mund të vazhdojnë të merren me detyrën e tyre të vjetër duke ju dukur ajo më e rëndësishme. Por kështu ata harrojnë detyrat e tyre të reja, si menaxhimin e vartësve, planifikimin, implementimin e strategjive, apo kontrollin.

5. Menaxhimi përmes të ecurës vërdallë

Një tjetër gabim që menaxherët bëjnë është të mbyllurit në zyrë. Nuk mund të kuptosh asnjëherë se çfarë ndodh jashtë mureve të zyrës vetëm duke parë një tufë me dokumenta apo duke kërkuar në kompjuter e internet. Një menaxher duhet të njihet me terrenin ku ndodh puna e vërtetë, qoftë ky vend në mes të rrugës, në stallë lopësh, në sallë rrobaqepsie, etj. Vetëm duke ecur vërdallë dhe duke parë atmosferën e përgjithshme të punës, mund të kuptohen disa gjëra. Mund të kuptohet energjia e punonjësve, dëshira e tyre në punë, sjelljet e tyre mes njëri-tjetrit, apo cilat janë pakënaqësitë.

Cilat kanë qenë apo janë problemet kryesore që keni hasur kur keni marrë për herë të parë rolin si menaxher? Nëse keni këshilla për menaxherët e rinj, ju ftojmë t’i ndani me ne në komente.

4 mendime mbi “U bëre menaxher. Po tani?

  1. Pershendetje!
    E mbeshtes mendimin tuaj te shprehur pak me lart, eshte me te vertete nje panorame e qendrueshme dhe praktike. Ajo cfare doja une te ndaja me ju eshte nje pikepyetje qe me rendon llogjiken prej kohesh qe jam ne fushen e menaxhimt e cila ka te beje me menaxhimin shqiptar ne shqiperi, eshte ai menaxim i cili abstragon nga cfare ne mesojme nga praktika te huazuara neper tekste te huaja perendimore, te cilat per nga natyra ku zhvillohen keto teza paraqesin nje distancim objektiv dhe subjektiv nga realiteti yne, pikepamja socio-kulturore, traditat, zakonet, karakterit, etj, keto per sa i perkasin personalitetit, por nga ana tjeter kemi edhe vet organizatat e biznesit qe ne drejtojme, te cilat per nga ana strukturore dhe historike jane kompani te reja, pa pervoje, te vogla, te udhehequra nga karakteri i nepotizmit, me buxhete te kufizuara (kjo edhe prej vet permasave te tregut ku operojne, nje treg i vogel per nivele korporatash), pra ne pjesen me te madhe te tij akoma informal. Dhe duke i permbledhur te gjitha keto nen aspektin e situates makroekonomike, por edhe krizes financiare qe ka prekur mbare boten, nuk do te ishte me mire qe te studioheshin strategji mbare kombetare me tematike menaxhimin e burimeve njerzore dhe natyrore por duke u nisur dhe marre ne analize situatat tona konkrete, ato qe u permenden me siper ne menyre qe si rrjedhoje produkti qe do te nxirrej do te perfaqesonte me se mire “ate cfare ne jemi dhe ne bejme”, dhe jo teori te largeta nga realiteti yne te cilat ne mundohemi ti huazojme dhe te adaptojme me tonen. Personalisht mendoj qe ne vet jemi ne gjendje te krijome dije!

    P.S. Situata e mesiperme paraqet nje kendveshtrim individual te pergjithshem dhe nxit idene e “prodhimit vendas”, sepse tek e fundit, gomarin nga balta kush e nxjerr!!:)

    Me respekt dhe dashamiresi atdhedashese!

    1. Faleminderit shume per mendimin Marjus! Ne fakt ceshtja eshte qe nese merremi dhe studiojme, shpjegojme dhe mbeshtesim praktiken ne Shqiperi sic ndodh aktualisht, a do te thote kjo qe e pranojme ashtu sic eshte dhe nuk perpiqemi ta ndryshojme? Besoj se jeni dakord qe menaxhimi i bizneseve ne Shqiperi ka probleme te medha dhe nje nga hapat e pare qe mund te ndjekim per t’i permiresuar keto probleme eshte te shohim se cilat jane teorite dhe praktikat me te mira nderkombetare dhe se si mund te pershtaten ato ne vendin tone. Pra, jo vetem t’i lexojme si teori, por t’i vendosim ne jete ne punen tone te perditshme.

  2. Pershendetje i nderuari Biordi Lundra ,kam nevoj separi te behem menazher dhe me pas te shoh…shpresoj te vazhdojme me ate qe kemi filluar , kerkojme ndjese pasi ishim jshte programit tone te zene, Respekte Ali ALIJJAJ, N.SH Select Prima- PrishtinëDate: Tue, 30 Apr 2013 10:29:34 +0000 To: rmazrekaj@hotmail.com

  3. Pershedetje! Bota e menaxhimit eshte me teper se aq,sepse ne jeten e perditshme cdo individ behet me osé pa vetdije menaxher/e i vetvetes! Ekonamia ne Shqipri eshte kriz e vertet dhe stres ne vete,dhe pozicioni i menaxherit eshte posizioni me me stres qe ekziston tpakten ne shqipri! Un si menaxhere shoh sh veshtirsi me personel sepse deri tani asnje qe vjen kerko Pune nuk merr pergjegjsiste e Punes, dhe mundohen ne cdo moment te Jen indiferent ndaj pergjegjsive, dhe i BIE te rrish perher me barrier! Asnje nuk lind menaxher dhe e rendesishme eshte qe shkall shkall i kalo tgjitha profilet e Punes qe ne moment qe behesh menaxh njeh me mire problematikat e Punes!

    Me respekt E.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s