super-bowl-in-NOLA

10 reklamat më të mira të Super Bowl!

Ndërsa kostoja e një reklame gjatë finales së Super Bowl është e jashtëzakonshme, kompanitë sigurojnë jo vetëm shikueshmëri shumë të lartë në SHBA gjatë ndeshjes, por gjithashtu një publicitet që i shoqëron ato edhe në periudhën para dhe pas ndeshjes, kur mediat flasin dhe japin kritikën e tyre rreth reklamave. Prodhuesit e automjeteve kanë qenë ndër reklamuesit më të shumtë, por edhe mjaft cilësorë. Kjo është arsyeja që gjysma e reklamave më të mira janë automjetesh. Bota e Menaxhimit po nxjerr 10 reklamat më të preferuara të saj dhe disa të cilat sipas nesh kanë zhgënjyer.

10. Doritos

Një reklamë jo me ndonjë mesazh të fuqishëm apo me art të shkëlqyer, megjithatë meriton vendin e 10, pasi ka qenë një nga ato reklama që ngelin në mendjen e shikuesve dhe gjithsesi ka probabilitet të mirë që të gjenerojë shitje.

9. Go Daddy

Një nga kompanitë më të mëdha të shitjeve të domain-ve për website, vjen me këtë reklamë që synon të shtyjë njerëzit të provojnë sa më parë idetë e tyre online. Sigurisht kjo kategori njerëzish është edhe target grupi i reklamës, prandaj realizimi në tërësi është i mirë. Mund të shmangej qeshja në fund, disi tallëse që i drejtohet atyre që në njëfarë mënyre kanë dështuar.

8. Milk Mustache

Një hero si “The Rock” që anashkalon gjithçka vetëm për të marrë qumështin e duhur për vajzat. Një reklamë e lezetshme, me mesazh të qartë dhe target grup që sigurisht janë prindërit dhe kujdestarët e fëmijve.

7. KIA Sorento

Imagjinatë e shfrenuar në këtë reklamë të makinës familjare KIA. E vlerësojmë shumë për këtë, megjithëse forca bindëse e reklamës nuk është shumë e madhe. I drejtohet një target grupi mjaft specifik, siç është treguar me personazhet e spotit që gjendet në makinë.

6. Lincoln MKZ

Një reklamë e thjeshtë por e fuqishme, që tregon mjaft mirë dhe bukur karakteristikat dhe pikat më të forta të kësaj makine.

Vazhdoni tek 5 vendet e para!

2 mendime mbi “10 reklamat më të mira të Super Bowl!

  1. Pershendetje ,

     Ju falenderoj per ndihmen qe me keni dhene me materialet tuaja, kane qene shume te vlefshme per mua.Doja tju kerkoja dhe  nje  material lidhur me sistemet  e informacionit (hardwere,softwere,programet e perdorimit) te ndonje biznesi ose institucioni publik shqipetar.

    Mbetem ne pritje, Faleminderit

    ________________________________

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s