Një kompjuter Apple I (produkti i parë i kompanisë Apple) në gjendje pune është shitur në ankand në Gjermani në nëntor 2012 për 640,000 dollarë, duke kaluar rekordin e çmimit për një Apple I që ishte 374,500 dollarë.
Kompjuterat Apple I janë prodhuar në vitin 1976. Vetëm 200 të tillë janë prodhuar, të gjithë të ndërtuar me dorë nga Steve Wozniak, ndërkohë që mendohet se rreth 50 prej tyre janë ende në gjendje pune.
Në foto: Apple I