ie10

A ka kuptim një reklamë ku kompania shan produktin e vetë?

Kompania Microsoft, së fundmi e ka bërë një gjë të tillë për produktin e saj Internet Explorer. Meqënëse e ka bërë Microsoft, atëherë ndoshta nuk është taktikë e keqe… Duke qenë një ndër shfletuesit e parë të internetit, që prej vitit 1995 deri në vitin 2012, Internet Explorer ka zënë pjesën më të madhe të tregut. Por përqindja në treg ka rënë me shpejtësi, nga 70% në fillimin e viteve 2000, në 30% në fund të vitit 2012, duke humbur kështu pozicionin e liderit në treg. Në krahasim me konkurrentët e rinj, IE u bë i famshëm për ngadalësinë në kryerjen e veprimeve dhe mundësitë e pakta që të ofronte. Pikërisht në këtë periudhë kur imazhi i Internet Explorer është kaq negativ, Microsoft ka nxjerrë këtë video reklamë për të përmirësuar imazhin tek versioni i ri i shfletuesit të tyre:

Në fillim, kur mendon rreth një reklame që do të shajë produktin tënd, mund të duket absurde dhe ta harrosh këtë ide. Por pasi sheh këtë reklamë të Internet Explorer, mund të kuptosh rëndësinë e jashtëzakonshme që ka pranimi i dështimeve në biznes dhe se sa e vlefshme është për konsumatorët që kompania të japë mesazhin që po ndryshon për mirë. Askush nuk do të besonte tek versioni më i ri i Internet Explorer, nëse kompania nuk do të pranonte gabimet dhe prapambetjen e së shkuarës. Duke vepruar kështu, ajo jep mesazhin që e di dhe i kupton dëshirat e konsumatorëve dhe do të mundohet t’i kënaqë. Sigurisht që reklama e mësipërme nuk synon të jetë kryesorja në fushatën marketing të versionit të ri të produktit, por e shoqëruar me reklama të tjera që vënë në dukje aspektet e tjera pozitive të produktit, fushata mund të ketë sukses të vërtetë në përmirësimin e imazhit të Internet Explorer.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s